• |
ide | kryesore

Rama të rinjve në Elbasan: Do të jeni në gjendje të fitoni 5000 euro në muaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i qeverisë Edi Rama tha se pjesë e rrjetit të qendrave të trajnimit të të rinjve që do futen në fushën e kodimit do të ndërtohet edhe në Elbasan. Rama deklaroi se ata do të fitojnë 5000 euro në muaj pa qenë nevoja të dalin jashtë vendit.

“Vajzat dhe djemtë e rinj kanë hyrë në tregun e madh botëror pa pasur nevojë të dalin nga shtëpia. Dhe ju në Elbasan do keni qendrat për t’ju trajnuar që në pak muaj të njihni gjuhën e kodimit për të qenë nevoja të ikni jashtët shtetit për të fituar 5000 euro. Këto euro nuk vijnë duke më dhënë mua një votë. Këto janë më jep një të jap dy. Nuk kam nevojë të shkojmë shumë thellë”, tha Rama.

Rama u shpreh se kur ka hyrë në këtë rrugë ka besuar në ëndrrën që ka parë me sy hapur dhe sot ka akoma më shumë besim. Ndalur tek premtimi se do dhurojë 5000 euro për emigrantët që rindërtojnë shtëpinë e vjetër, Rama tha se nuk ka rëndësi nëse janë në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton të mos jenë para të krimit.

Kur kam hyrë në këtë rrugë kam besuar fort. Sot besoj edhe më fort se ditën e parë. Kjo pengesë është muri që i bën përpara shenjtabudallenjtë sa nga një parti në një parti tjetër. Shqipëria nuk është vendi se kush reziston nuk ia del. Ato hapësira nuk çlirohen duke fjetur gjumë apo duke bërë sikur. Unë mbase jam arrogant por nuk di të bëj sikur. Unë mbase nuk qesh shumë por nuk di të bëj sikur. Do e bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit. Këto nuk janë në ëndrra ime me sy hapur.

Nuk do pyesim fare a i kanë lekët në bankë apo poshtë jastëkut. Shqipëria është një parajsë dhe na takon ne ta tranformojmë në një realitet ku dielli nuk shkëlqen vetëm për ata që janë në Tiranë.

Nuk janë ëndrra që unë i kam parë në gjumë. Shkoni në majë të Malit në Theth se shikoni si shqiptarët kanë ndërtuar bazat e të ardhmes së tur. Shkoni shikojini pyetni si jetojnë. Maja e Nivciës sot është një mrekulli ku t’i falnin shtëpitë dhe sot nuk blen dot as rrënoja”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë ironizoi premtimet e kryedemokratit Lulzim Basha duke kujtuar kohën kur erdhi në krye të bashkisë së Tiranës.

“Luli kur kandidoi për kryetar bashkie të Tiranës premtoi tramvajin e Tiranës dhe uljen e çmimit të bukës. Pas hyri në bashki fjeti gjumë për katër vjet. Çfarë zgjedhje është kjo. Midis një rruge që po e hapim çdo ditë me shumë sforco dhe durim. Keni parë ju miqtë e mi, nënën tuaj apo babain tuaj t’i bëjë punët këmbë mbi këmbë? Keni parë ju që këmbë mbi këmbë të tregojnë sa e lehtë është rruga.

Mes nesh ka lloj njerëzish se në çdo pyll nuk mungojnë derrat. Ne jemi këtu jo për të ikur por për të vazhduar, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Ne jemi për gjërat e vështira dhe punët e vështira. Nuk jam këtu për të thënë se do ju jap 1000 euro të gjithë juve që keni dyqan, unë do ju paguaj qiranë e shtëpisë. Më jep një të jap dy pastaj dy gishtat në sy. Këtu është bërë shumë.

Ermonela Jaho kur ishte në moshën tuaj 14-15 vjeç shkonte në Liceun Artistik për kanto. Nuk ishte më e mira e grupit. Ermonela u dukej shumë e çuditshme sepse thoshte një ditë unë do këndoj në La Scala dhe gjithë teatrot e botës. Pse? Sepse kishte parë një ëndërr me sy hapur dhe kishte vendosmërinë për ta prekur ëndrrën e vet. Ëndrrave që shihni me sy mbyllur mos i besoni fare. Ëndrrat e Lulit janë me sy mbyllur”, tha Rama.



14 Comments

  1. HAPE THESIN E QIJI ROPT ME MASHTRIME O PALLOSH KURVE .
    MBASI I MJEROVE TANI U PREMTON PARAJSEN TE VOBEKTEVE /
    ME DHUNE APO PA DHUNE TI DO LARGOHESH O KURVE E BIR KARAKURVE

  2. Nje gje te ngjashme tha dhe Biden ne Amerike dhe e qeshen te gjithe. Imagjino ne Amerike, e jo me ne Shqiperi ku nje pjese e madhe e te rinjve jane analfabete funksionale dhe nuk dine gjuhen tradicionale lere me te kodimit.
    Ajo qe vlen ketu eshte qe me ne fund e kuptoi qe gogoli “Iliri&Saliu” nuk funksionojne me dhe tani ka filluar te kepuse brockulla si keto. Ju kujtohet premtimi i Saliut ne vitin 2013 per heqje vizash me Ameriken? Atehere dilte nje zedhenese e rilindjes nga Shkodra dhe thoshte ne dialekt: Njerez t’deshprum bajn gjana t’deshprume. Fiks e njejta histori me ndryshimin qe Saliu te pakten i kishte heq vizat me Europen dhe kishte nje fare te drejte ta ngrinte dozen. Nga ana tjeter ke njerin qe pasi perzuri qindra mijera te rinj ose i gjeti pune ne industrine e korrjes se mallit tani i premton se do ja beje rrogen 5000 euro me pune intelektuale. Prite Zot

  3. Jo vetem Bangladeshi,por edhe Kina,USA,Anglia,Rusia do zbarkojne ne Memedhe!
    Ku do gjejme buke dhe shpi per gjithe keto miliona njerez?
    Ne Theth Ti nuk ke vene asnje tulle!

  4. Rama ka thene pjeserisht te verteten, vertete te rinjte e Elbasanit do te mund te fitojne 5000€ ne muaj, por po te merren me droge. Aktualisht paga maksimale per nje programuas te mire me mbi 10 vite eksperience eshte 1200-2500€.
    Por me taksen progresive qe i ka vene ky, nuk i ngelin shume Lek ne fund.
    Po me thoshte nje miku im programues, paguaj 80 000 Lek taksa cdo muaj.

  5. Yp xhixhi!!!!!!viza e droges 50cm.kokaine,heroine,spiropaline,amfitamine,ahmetaine,ballaine,ballukine.syte e cakerdisur,truri i cakelldisur.5000euro? Jane pak?50000,500000 ne muaj.dhe droga……..

  6. Edhe sukur te kishte mundesi dhe ta mbante fjalen vertet do ju jepte 5000E per te rikonstruktuar godinat e vjetra por do ju merte 7000 E per lejen e rikonstruksionit,e sigurt kjo, plus qe do futej ne loje dhe firma e ndertimit pa te cilen s’behej rikonstruksioni. Ketij per genjeshtra e mashtrime ja kalon vetem Lali Fiku pasi ai e ka ne gen genjeshtren. Cdo gje qe ka premtuar ka mashtruar ose ka abuzuar.E mbani mend mosprishjen e godinave pa leje dhe i prishi me tritol, po 300000 vendet e punes, po legalizimet falas, po ishullin e Osumit, ndaj nuk duhet besuar.

  7. 5000 euro rroge duket pak si è ulet or krye-loqe-minister. Keta te rinjte-5000 euro do ti fusesh ne pune ke kullat e kontrollit ne aeropordhet e qukesit, vllores, sarandes, divjakes apo ke kulla dhe bahcja e surrelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *