• |
ide | kryesore

Shkatërrohet banda që vidhte në banesa, policia jep detaje si u arrestuan 5 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka njoftuar arrestimin e 5 personave, pjesëtarë të një bande që vidhte nëpër banesa, që dyshohet se kanë kryer vjedhje edhe në vende të Bashkimit Europian. Aksioni u zhvillua mbrëmjen e kaluar në zonën e Liqenit të Thatë dhe policia zbardhi si u godit një grup që grabiste vilat në këtë zonë.

Në pranga kanë rënë Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”; Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”; Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”; Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzim krimi”: Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 12.04.2021, janë kapur në flagrancë menjëherë pas kryerjes së vjedhjes së banesës së shtetases B. S., të kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *