• |
ide | kryesore

Skandali i vjedhjes së të dhënave personale/ Basha: Rama ka bërë shtet privat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se dalja e të dhënave të votuesve në databazën e PS-së është një skandal. Sipas tij, shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit dhe të një grupi të ngushtë njerëzish nuk ekziston më, por është shndërruar në një pronë private.

“Skandali tregon se shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit në ikje dhe të një grupi të ngushtë njerëzish nuk ekziston më por është shndërruar në një pronë private. Kjo është një arsye më shumë se pse me 25 Prill përmasat e bashkimit do të tejkalojnë ato të mbështetësve tradicionalë të opozitës apo të Shqiptarëve që janë të etur për ndryshim,por do të përfshijnë shumë socialistë disa prej të cilëve kanë dalë haptazi dhe kanë deklaruar se edhe për ta 25 Prilli duhet të jetë një ditë ndryshimi për ta dhe familjet e tyre” – tha Basha në një intervistë në RTV Ora.

“Për mua dua të ju them që kjo nuk është një habi dhe besoj që shumica e shqiptarëve e kanë ditur prej kohësh që kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë thyer çdo ligj, ligjin për privatësinë e të dhënave, kushtetutën e Shqipërisë dhe kjo vjen kur i gjithë pushteti është në një dorë. Ky është thjesht një tjetër shembull i degradimit të shtetit shqiptar 8 vite nën drejtimin e Edi Ramës.

Është po kështu një ftesë edhe për ndokënd që ka pasur ndonjë stepje apo skepticizëm dhe që ka preferuar të qëndrojë në shtëpi më 25 Prill që të dalë dhe të votojë për t’i dhënë fund edhe këtij dhunimi të privatësisë, për ti dhënë fund kësaj përpjekje për ta izoluar Shqipërinë dhe për ta kthyer atë në vendin ku qeveria është gjithçka dhe qytetari është asgjë” – tha Basha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. PD duhet te coje ne SPAK kete ceshtje edhe pse SPAK eshte thjeshte nje organizate partie sosialiste.
    Kjo qe ka ndodhur me survejimin e cdo votuesi ne ndergjegjen e tij duke i klasifikuar si Pro apo kunder
    PS, eshte jashte cdo perfytyrimi dhe jashte cdo imagjinate. Eshte e habitshme se ku e gjejne keta njerez
    kurajon per te shkuar kaq larg ne paligjeshmeri, dhe si nuk kane frike nga ndeshkimi i ligjit apo
    hakmarrja e popullit. Keta s’kane per ta lene kurre Shqiperine te ece perpara. Ne kishim menduar
    se ketyre metodave u kishim lene shendene pas Dhjetorit 9o po me sa duket qenkemi gabuar.

    1. Kto jane komunista te kamfulm ne rilindsa o shok. Komunizmi eshte armik i civilizimit.
      Edhe Kim Jong Un-i ja ka zili ketyre keto metoda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *