• |
ide | kryesore

Video/ PSG godet shtyllat, Bayern i shënon me ish-sulmuesin e tyre

-Instant, Sport, Video



Ndeshje spektakolare në Parc des Princes me PSG e Bayern Mynih që po përballen hapur, pavarësisht fitores së francezëve 2-3 në ndeshjen e parë. Parisienët patën rastet më të mira të ndeshjes me Neymar protagonist me një traversë të goditur e një shtyllë, gjithnjë në kombinime me Mbappe. Por nëse nuk shënon pëson dhe ligji i pashkruar i futbollit i ndëshkon me ish-sulmuesin e tyre Choupo-Moting. Në minutën e 40, në përmbysjen e fronteve sulmuesi goditi me kokë, duke mposhtur Navas, duke hapur lojërat për bavarezët që tani kanë nevojë edhe për një gol që të kualifikohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *