• |
ide | kryesore

Arrestohet biznesmeni i fuqishëm shqiptar i ndërtimit në Mal të Zi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Malit të Zi ka arrestuar 55-vjeçarin Anton Gjinaj, i kërkuar nga Spanja për trafik droge dhe vuajtje të një dënimi me burg. Media serbe Novosti shkruan se Gjinaj u arrestua në vendkalimin kufitar Rozaje dhe hetimi përcaktoi se ai ishte në kërkim nga “NCB Interpol Madrid”.

Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua që ky person kërkohej nën një identitet tjetër (Pashk Rrapi) nga NCB Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

Ekstradimi i tij u urdhërua për këtë person nga gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Pashk Rrapi, allias Gjinaj nëpërmjet kompanisë së tij ‘Alessio-2014’ ka një prezencë të madhe në ndërtimet private dhe publike në Shqipëri.



5 Comments

  1. Ca palaco mor aman. Po cbiznesmen eshte ky?! Nje letyre trafikant pis si mund te quhet biznesmen. Apo promovim.Jane te neveritshem dhe te peshtire e keshtu nuk i promovoni dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *