• |
ide | kryesore

Atletet e Kanye West dalin në ankand

-Instant, Paparazzi, Slider



Atletet që Kanye West veshi për herë të parë në “Grammy 2008” do të dalin në ankand për vlerën e më shumë se 1 milion dollarëve dhe mendohet se do të bëjnë histori si këpucët sportive me çmimin më të lartë të shitur në “Sotheby’s”.
Këto atlete u përshkruan nga shtëpia e ankandeve si ndër më të vlefshmet që janë ofruar ndonjëherë. West ndikoi shumë në dizanjin e këpucëve të cilat mbajnë firmën e “Nike Air Yeezy 1”.

Para pak ditësh, reperi u bë zyrtarisht personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij.

Tashmë, pasuria e tij ka kapur vlerën 6.6 miliard dollarë, sipas “Bloomberg”.
Rreth të njëjtën kohë vitin e kaluar, West u bë një miliarder i çertifikuar me ndihmën e markës së tij të suksesshme të veshjeve dhe atleteve, Yeezy dhe kontratës së re shumëvjeçare me Gap. Sipas Business of Fashion, marka Yeezy vlerësohet në $ 3.2 deri në $ 4.7 miliardë dollarë. Sa i përket linjës së re Yeezy Gap e cila është vendosur të dalë më vonë gjatë kësaj vere, ndërmarrja e re pritet të vlejë më shumë se 970 miliard $.
Një bilanc i pa audituar i financave të West ka zbuluar gjithashtu se West ka 122 milion dollarë në para dhe stok, ndërsa i gjithë katalogu i tij i muzikës vlen 110.5 milion dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *