• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet diversionit të Ramës: Jo në një qeveri të përbashkët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama që la të hapur derën e bashkëpunimit me kreun e opozitës pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Bashës kjo nuk ka mundësi të ndodhë.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë” – shkroi Basha në Twitter.

Më herët Rama u është shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë pas 25 prillit me Lulzim Bashën, por me kushtin që të shkëputet nga Meta dhe Berisha.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jete politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët.

Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% të mirëqenies shqiptare, jo te konfliktet dhe idiotësisë”, – tha Rama. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ne njesine bashkiake nr 9 ne Tirane shitet vota 600€ per Rilindjen. Kryeplakja e kesaj bashkie me emrin Mira shkon dere me dere per te blere vota. Vota shitet pa pasur asnje hezitim ne degen e Partise te kopshti nr 3.. Gjendja eshte alarmante pasi rilindasit e kesaj njesie bashkiake nuk e rruajne fare per masat ndeshkuese.

  2. Çpo ndodh apo me bejne veshet,Po ky km yne sikur deri dje thoshte se ku luli fle apo se kish fjalen per kete lulin qe njohim ne.Jo jo i ka erdhur ngordhja dhe po mendon si te shpetoje.Hajde karagjoz burre hajde ,pa nder pa taban ky ska turp vetem qe te shpetoje lekuren .Ptu rrace e keqe .

  3. Thirrja e saj është kundër tyre dhe ata janë edhe në PS, edhe në PD dhe sidomos në LSI, apo edhe të pavarur.

    Ne e njohim betejën e saj dhe të paraardhësve të saj në këtë drejtim, dhe të gjithë e dimë se nuk e ka për një palë kundër tjetrës, por për të gjitha palët që duan ta mbështesin të ardhmen politike tek elementë politikë me influencë kriminale, ose të inkriminuar.

    Prandaj keqpërdorimi është një naivitet, por që në këtë rast tregoi një gjë të rëndësishme. Tregoji se këtu të gjithë shpresojnë tek SHBA. Edhe ata që e kanë sulmuar deri më sot, paskan nevojë për mbështetjen e saj dhe të SHBA-së.

    Kjo ka rëndësi, po të kujtojmë se po krijohej ideja, që Meta dhe Berisha po formonin profilin e tyre si anti-amerikanë, dhe po bënin betejë me ta. Në këtë aspect, ishin duke prodhuar një risi në politikën shqiptare.Neri sot njelloj si shpellkari stalin,ari,ziguri dje,Prasin e tritanit mos e hiq nga bytha deri me 25 prill

  4. Ne njesine bashkiake nr 9 ne Tirane vota u shitet 600€ per person simpatizanteve te pd. Vetem per simpatizantet e pd_se kurse per elektoratin gri vota shitet 100€. Gjendja eshte alarmante SPAK duhet te marri masa menjehere per ti ndeshkuar keta sharlatane.

  5. 600 euro vota per person???Ik ore matuf,se as nuk ka ndodhur as nuk mund te ndodh kjo.Qe vota shitet e blihet nga te gjitha palet kjo dihet, por nuk shkon 600 euro vota,nuk po del president I shba

  6. Mos u cudisni nga kjo ide e Rames pasi nga Lul mashtruesi pret gjithshka, ai eshte Kali i Trojes tek opozita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *