• |
ide | kryesore

Basha, marrëveshje me biznesin/ Tarifat vendore dhe taksat jo më shumë se 0.5 për qind e xhiros (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, firmosi një marrëveshje me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm, e cila parashikon një sistem të ri taksash.

“Rritjes së kufirit të regjistrimit për TVSH-në në 14 milion lekë të reja, që do të jetë një kufi i vetëm, si për TVSH-në ashtu edhe për tatimin mbi të ardhurat. Vendosjes së totalit të taksave dhe tarifave vendore, një tavan prej 0.5 % të xhiros vjetore. Pra çdo sipërmarrje me xhiro nën 140 milion lekë të vjetra në vit do të ketë një tavan të taksave dhe tarifave vendore prej jo më shumë se 0.5 %”, tha Basha.

Në kuadër të marrëveshjes të gjitha bizneset do të përfitojnë një periudhë kohore 12 mujore gjatë të cilës do të inspektohen por nuk do të gjobiten.

“Pra një Moratorium mbi Gjobat për 12 muaj. Koha e inspektimit për vit do të ulet ndjeshëm, 2-5 ditë për biznesin e vogël dhe të mesëm, 5-15 ditë për biznesin e madh dhe vetëm sipas analizës së riskut. Reformë e thellë fiskale që do të realizohet brenda 90 ditëve të para të qeverisjes sonë”, tha ai.

Krahas pullës fiskale ne ambientet e bizneseve te vogla qe do mbaje larg inspektoret pakti përmban edhe lehtësira të tjera.

”Uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore në masën 18%. Shfuqizimin me efekt të menjëhershëm të taksës Rama për karburantet për rreth 24 lekë për litër”, tha Basha.

Sistemi i fiskalizimit të qeverisë Rama do anulohet, ndërsa autoret do çohen para drejtësisë.

“Këtu dua të ndalem dhe të theksoj se projekti i tretë apo i katërt i fiskalizimit, një projekt thellësisht korruptive do të abortohet do të hetohet, përgjegjësit do të çohen para ligjit dhe çdo pagesë e kryer deri në marrjen e përgjegjësive të qeverisjes nga Partia Demokratike do të rimbursohet nga qeveria ime e ardhshme”, tha Basha.

Marrëveshja e cila mori vulën në selinë e Partisë Demokratike pritet të marrë efektet e saj ligjore nëse demokratët vijnë në pushtet. Më herët Basha ishte në Durrës në një familje dikur simpatizante e Partisë Socialiste të cilëve u premtoi zgjidhje përfundimtare për çështjen e pronave dhe legalizimeve.



4 Comments

  1. Ky eshte i madh, nga njera ane thote to rris rrogat e mesuesve ne 700€ nga ana tjeter thote do ul taksat e bizneseve.
    Po ku do i gjej Leket ky, apo do ja japi kunati.
    Per te mos permendur ketu detyrimet nga PPP qe na ka lene peshqesh Rilindja dhe nja 20-30 vite te tjera.
    Ky po perpiqet ne maksimum ti humbi zgjedhjet.
    Se harrova, ka premtu dhe qe do e rrise pagen minimale ne 400€

    1. Ti qe ke komentu i pari ose je budall ose ben vete. Me uljen e taksave per bizenesin gjenerohen me shume vende pune dhe si rrjedhoje me shume te ardhura. Me anullimin e disa koncensiove te bera nga rilindja…duke luftu korrupsionin…duke bere tenderat me konkurenc te ndershme..duke sjell investime te huaja…duke shkurtu shpenzimet e luksit…etj etj ja shikon se si gjenerohen te ardhurat more gomar socialist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *