• |
ide | kryesore

Ditmir Bushati: Jemi vend i NATO-s, si vidhen të dhënat personale dhe nuk heton askush

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se është shqetësues fakti i përdorimit të të dhënave personale. Sipas tij, duhet të ketë një hetim administrativ për të zbardhur se cili nga zyrtarët mund t’i kenë nxjerrë këto të dhëna.


“Mendoj që duhet të jemi progresistë në vlera, sidomos për mua që militoj në një parti të qendrës së majtë, ku hyn edhe mbrojtja e të dhënave personale. Ka një debat të madh, mirëpo do preferoj që të gjithë të ishim të shqetësuar. Më vjen keq që nuk ka nisur asnjë hetim administrativ.


Nuk di të jetë zhvilluar një mbledhje e sigurisë kombëtare për këtë çështje dhe besoj se duhet të ishte shqetësimi “numër 1” për qeverinë dhe çdo zyrtar të shtetit shqiptar. Është një çështje që ka impakt mbi ekonominë. Në rast se Luftansa do të vendosë zyrat e saj në Shqipëri do të transferojë edhe të dhënat e punonjësve të saj.

Pra, mungesa e mekanizmave mbrojtës mund të penalizojë edhe mundësinë që një vend të thithë investime të huaja. Kur unë kam vizituar Izraelin, më tha kryeministri izraelit sa inxhinierë keni. Tha biznesi i të dhënave është biznesi më fitimprurës në botë.

Lufta nuk bëhet më me armë. Dhe ne jemi një vend anëtar i NATO-s nuk mund të mohojmë një shqetësim. Të gjithë ata që mbledhin të dhënat duhet të pezullohen deri në përfundim të hetimit dhe në fund drejtësia duhet të thotë fjalën e vet. Drejtësia nuk mund të përdoret si justifikim për të mos iu përgjigjur një shqetësimi të tillë publik.

Edhe unë kam pasur të dhëna por jo ato personale, sepse çdo parti bën listën që mendon se i ka votues” – tha Bushati në një bisedë me ndjekësit e tij në Instagram. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Ne njesine bashkiake nr 9 ne Tirane shitet vota 600€ per Rilindjen. Kryeplakja e kesaj bashkie me emrin Mira shkon dere me dere per te blere vota. Vota shitet pa pasur asnje hezitim ne degen e Partise. Gjendja eshte alarmante pasi rilindasit e kesaj njesie bashkiake nuk e rruajne fare per masat ndeshkuese.

  2. Nuk heton askush? Po se nuk eshte krijuar aokma SPAKU dhe Drejtesia e re mor, pa sa te “krijohen”, dhe do shofesh ti ca do behet:))))

    O ketyre SPAKistave duhet tju sherdhesh robt se keto jane t egjithe ne sherbim te nje narcokryeministri e narco shteti.

    Ketu duhet kthyer permbys gjithcka e te futen ne burg keto robqire qe shkelin ligjin pa e rrujt fare. Po uk u bene shembull keto, nuk do kemi shtet ndonjehre.

  3. Ne njesine bashkiake nr 9 ne Tirane vota u shitet 600€ per person simpatizanteve te pd. Vetem per simpatizantet e pd_se kurse per elektoratin gri vota shitet 100€. Gjendja eshte alarmante SPAK duhet te marri masa menjehere per ti ndeshkuar keta sharlatane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu