• |
ide | kryesore

Harry dhe William thyejnë akullin mes tyre

-Instant, Paparazzi, Slider

Princi Harry dhe Princi William nuk do të takohen deri të shtunën, për varrimin e gjyshit të tyre, Princit Philip.
Mediat e huaja raportonë se vëllezërit kanë komunikuar në telefon menjëherë pasi Harry mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar të dielën pasdite.


Pritet që William dhe Harry të lënë pas mosmarrëveshjet e tyre për hir të Mbretëreshës dhe anëtarëve të tjerë të Familjes Mbretërore, pasi ata ribashkohen për herë të parë në më shumë se një vit.
“Ata e dinë se nuk ka të bëjë me ta, ka të bëjë me nderimin e kujtimit të gjyshit të tyre dhe mbështetjen e gjyshes së tyre. I gjithë fokusi është te Mbretëresha. Asnjë përjashtim. Një familje e bashkuar”, thanë burimet.
Kate, Dukesha e Cambridge, pritet të veprojë si ndërmjetëse midis vëllezërve dhe të sigurojë që asgjë të mos shkojë keq të shtunën.
Kujtojmë se gjatë intervistës së bujshme për Oprah Winfrey, Princ Harry zbuloi se ai nuk komunikon fare me vëllain e tij, Princin William dhe as me të atin. Për këtë të fundit Harry u shpreh:


“Kur dolëm nga familja mbretërore, ai nuk më përgjigjej në telefon për shumë kohë. Tani gjërat janë zbutur pak, por prapë nuk janë mirë. Megjithatë ai është im atë dhe e dua shumë.”
Raportet mes dy djemve s’kanë qenë aspak të mira, madje Princi William është ende i tronditur nga kjo intervistë.
“William mendon se Harry e ka kaluar masën dhe s’po njeh më limite që kur ka shkuar në Hollywood. Ai e akuzoi duke i thënë se gjatë asaj interviste vendosi famën para familjes së tij të madhe.”- janë shprehur burime për US Weekly.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu