• |
ide | kryesore

Keqmenaxhoi pandeminë/ Kryeministri i Rumanisë shkarkon nga detyra ministrin e Shëndetësisë

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Kryeministri i Rumanisë, Florin Citu tha në një deklaratë mëngjesin e së mërkurës se kishte shkarkuar nga puna ministrin e Shëndetësisë Vlad Voiculescu për shkak se nuk e ka menaxhuar si duhet situatën e pandemisë.

Vendimi i Kryeministrit erdhi menjëherë pasi ministria e Shëndetësisë publikoi në Fletoren Zyrtare një dekret që lehtëson kriteret për zbatimin e karantinës në zonat ku shkalla e infeksionit me koronavirus është e lartë. Sipas mediave lokale, kryeministri nuk ishte në dijeni të një dekreti të tillë dhe nuk e miratoi atë.

Zv/kryeministri Dan Barna është emëruar ministër i përkohshëm i shëndetësisë.

Rumania është një ndër vendet më të prekura  nga Covid. Vendi ka regjistruar 1,016,449 raste dhe 25,605 viktima që nga fillimi i pandemisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *