• |
ide | kryesore

Komisioni Europian nuk rinovon kontratat me AstraZeneca dhe Johnson&Johnson

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Komisioni Europian ka vendosur të mos rinovojë kontratat e vaksinave Covid-19 vitin e ardhshëm me kompani të tilla si AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, raportoi e përditshmja italiane La Stampa, duke cituar një burim nga Ministria Italiane e Shëndetësisë.


“Komisioni Evropian, në marrëveshje me udhëheqësit e shumë vendeve (BE), ka vendosur që kontratat me kompanitë që prodhojnë vaksina të vlefshëm për vitin aktual nuk do të rinovohen në skadimin ne tyre,” shkruhet në gazetë.


Komisioni Evropian më shumë do të përqëndrohet në vaksinat Covid-19 duke përdorur teknologjinë e dërguesit RNA(mRNA),të tilla si Pfizer dhe Moderna.

Në shumë shtete ka pasur debate të mëdha sa i takon vaksinave që duhet të bëhen për qytetarët, për shkak se nuk kanë munguar rastet e efekteve anësore. Në pikëpyetje mbetet dhe efektshmëria e tyre, ndërkohë që ndaj Astra Zenecës ka pasur një valë të madhe pezullimesh, për shkak të rasteve të mpikjes së gjakut te shumë persona.

Ndërkohë në Shqipëri vaksina që përdoret është ajo kineze, e ngjashme në teknologji me vaksinat e prodhuara nga Astra Zeneca, që tashmë duket se nuk do të jetë më e preferuara e vendeve të BE-së.

5 Comments

  1. Ne kemi Vaksinen e Partise!
    Ajo s’eshte as kineze, as angleze!
    Nuk bejem vaksina imperialiste dhe revizioniste!
    Vaksina jone eshte fjesbuku, instagrami dhe 3d-ja!
    Prina Parti!

  2. Tallni trapin me njerezit,talluni. Paska efekte anesore vaksina e Oksfordit se kane pas mpiksje gjaku 10 persona nga 10 M qe kane bere vaksinen. Cdo vaksine ka efekte anesore, eshte e pa shmangshme. Problemi i vertete ktu jane perfitimet kolosale qe sjellin vaksinat, pasi Pfizer ka nje cmim mbi 25$ andersa ajo e Oksfordit AstraZeneca tregtohet ne kosto pa fitim, dhe aktualisht shitet reth 4$, por me kalimin e kohes, dhe ritjen e prodhimit kostot e AstraZenica do te bien ndjeshem dhe cmimi do jete akoma me i lire.
    Me ca duket nga pervojat e Botes efikasiteti i te gjithe vaksinave eshte mjaft i ulet. Shembulli konkret eshte Kili i cili po futet ne stinen e dimrit dhe ka vaksinuar mbi 30% te popullsise, por megjith vaksinimin, numri i te infektuarve kete vit eshte me i larte se nje vit me pare kur nuk kishte vaksina.

  3. Po pse genjeni? Astra zeneca eshte me vektor viral, kurse vaksina e Sinovac-ut me virus te dobesuar? Kjo qe po beni quhet gazetati e turpshme!

  4. O Ay sipas teje vaksina kineze e Rilindjes është më e mirë s Astrazeneca.Ai dëgjove drejtusit kinezë për vaksinat e tyre që janë
    me mbrojte të ulët!!Apo të rojë komandari se ai është Mesi dhe zgjedh vaksinat më të mira!!!!

  5. Vaksina nuk te mbron nga virusi. Vjet pa vaksina dhe maska qe ishte dhe fillimi pandemise numrat ishin me te ulet se sivjet me maska e vaksina. Nje studim i fundit thote se kur u anlizuan disa mostra te virusit ne laborator doli qe ishte influenza A dhe B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu