• |
ide | kryesore

Maliq, largohet nga banesa 82-vjeçari, vuan nga probleme të shëndetit mendor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një 82-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga banesa e tij në Maliq. Ai u largua nga banesa ditën e djeshme rreth orës 16:00 ndërsa po punohet ende për gjetjen e tij. Forcat blu i janë lutur që të telefonojnë numrin e policisë së shtetit kujtdo që mund të japë informacion mbi vendndodhjen e tij.


Njoftimi i policisë


Më datë 13.04.2021, rreth orës 16:00, është larguar nga banesa e tij në Maliq, shtetasi V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tij.

Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Policisë së Shtetit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu