• |
ide | kryesore

NATO: Jemi të shqetësuar për zbarkimin e forcave ruse në kufirin e Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin u prit në Selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Fokusi i bisedës ishte situata e tensionuar në Rusi.

“Aleatët e NATO-s duhet të qëndrojnë së bashku dhe të shprehin mbështetje të fortë për Ukrainën” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Lloyd Austin ndau shqetësimin për zbarkimin e fundit të forcave ruse në kufiri me Ukrainën. Jens Stoltenberg foli edhe për epokën e re në marrëdhëniet me SHBA në Presidencën Biden.

“Unë e mirëpres konsultimin e ngushtë që kemi pasur gjatë dy javëve dhe muajve të fundit. Është e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar dhe të koordinuar ndërsa ecim përpara” tha Stoltenberg.

Situata në Ukrainë është e tensionuar dhe po përshkallëzohet nga momenti në moment pas zbarkimit të forcave ruse në kufi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *