• |
ide | kryesore

Ndryshimi i gjinisë së Caitlyn Jenner, si e përjetoi Kriss

-Instant, Paparazzi, Slider



Miliarderja Kris Jenner ka folur hapur së fundmi në një intervistë për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin i cili ndërroi gjini, Caitlyn Jenner.
Sigurisht, kjo ishte një ngjarje tepër tronditëse si për të, ashtu edhe për fëmijët, ndërsa Kris nuk ngurron të përshkruajë si e ka pritur këtë lajm.

Në një bisedë me Kristina O’Neill për “WSJ”, Jenner tregoi se në rrethin e tyre nuk e kishin përjetuar asnjëherë më parë diçka të tillë.
“Unë mendoj se një nga gjërat më interesante që të gjithë kemi mësuar ishte se askush prej nesh nuk kishte kaluar diçka të tillë më parë në një milion vjet,” u shpreh ajo.
Jenner gjithashtu vuri në dukje se familjes së saj iu desh të merrej me përvojën dhe u përpoqën të tregoheshin sa më të hapur dhe mbështetës.

“Ne nuk dinim si ta përpunonim atë. Ishte një tronditje dhe pastaj një realitet, dhe ishte diçka që ne duhej ta thithnim dhe të përpiqeshim të mbëshyillnim kokën dhe të mësonim”- tregoi ajo.
Divorci i saj i parë i “hapi sytë” Kris Jenner-it për botën dhe e bëri të kuptojë rëndësinë e parasë.
Pasi s’kishte më burrin, Robert Kardashian, që të kujdesej për financat e tyre, Kris nisi të marrë situatën në dorë e t’i japë drejtim shpenzimeve të saj.
“Një ditë, shoku im më tha kur po kaloja divorcin tim nga Roberti, “Sa kushton kopshtari juaj?” Dhe unë thashë: “Nuk e di”, dhe ai pyeti i habitur: “Nuk e dini?”
Kjo ishte pika e kthesës për mua: Isha në siklet që nuk e dija. U zgjova një ditë me përgjegjësi që nuk i kisha pasur më parë.” tregoi më herët Jenner.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *