• |
ide | kryesore

Ngjarja në Kurbin/ SHÇBA: Vëllezërit Fufi i bënë pritë policit, efektivi bëri qitje të pakontrolluar për vetëmbrojtje

-Instant, Lajme, Të fundit

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë detaje për ngjarjen e  ndodhur një ditë më parë në Mamurras, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej të cilëve efektiv të policisë. Pas ngjarjes në pranga janë vënë katër persona si të përfshirë. I arrestuar është edhe polici i patrullës në Mamurras David Madani , i cili qëlloi me armë duke lënë të plagosur dy kolegët e tij dhe personin tjetër të përfshirë në konflikt.


SHÇBA shpjegon se ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. , i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Më pas, rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta.  Sipas SHÇBA tre personat goditën me sende të forta,  punonjësin e policisë David Madani, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë Ilir Zekaj  dhe Flamur Lleja. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm.


4 Comments

  1. skenaret e sigurimit per vellezerit fufi

    nuk te godet asnje por polici ka tejkalu masat, ka abuzu me ligjin. nuk e ka prit qe te mos i bindeshin urdherit te paligjshem,

    i ka rreshkit situata dhe ka gjujt me arme kur ka dash me i dhunu

    pune policesh te korruptuar, ata te dy qe jane plagos kan dash me e shpetu nga gabimi ky i ka gjujt te gjithee , dhe ska asnje fakt per shkrehje arme nen kushtet e vetembrojtjes. njerezit i friken policise se e dine qe i fut ne telashe dhe dun sa me pak kontakt me halabaket me uniforme

    fuft jane te inkriminuar, por sjane idiote qe ti bien ne qafe shtetit ,

    keto kohe shteti ka fillu provokimet me skenare nga ish sigurimsat qe kan mbush policine ne cdo cep te shqiperise, provokojne dhe ngrejne kurthe per te kriju klime negative per zgjedhjet.

    Rama e di qe vetem kete alternative ka, provokime, kurhte, sharje ofendime, , intimidim votuesish, blerje votash, frikesim, kanosje , pergjime, kercenime per te gjithe , keta bq police kujtojne qe eshte e loehte me i ra te tjereve ne qafe, shume shpejt do shkojne te kerkojne falje tek fuft do cojne njerez qe te mos hakmerren

    polici e inkriminuar, te korruptuar dhe vegel e ish sigurimsave ne pushtet.

    kan fillu te gjith me thon me mire pa shtet se me keta bandite me uniforme qe na kan zene frymen dhe po na grabisin diten me diell

  2. database me të dhënat personale të të 3 milion shqiptare shqiptarëve mund të blihet edhe në internet për vetëm 1500 lekë të reja, apo 12 euro.
    Bëmë një provë, e blemë 12 euro duke paguar përmes sistemit paypal, shkarkuam database, për pak minuta e instaluam në kompjuter dhe përmes kësaj baze të të dhënave kërkuam dhe gjetëm emrin, datën e lindjes, atësi, adresa dhe informacione private të njërit prej gazetarëve tanë. Bëhet fjalë për shumicën e informacioneve që janë edhe tek ”database” që sipas PD përbën një skandal.
    Cili zyrtar publik vodhi këtë database dhe e shpërndau në internet? Përgjigja duhet të vijë pikërisht nga PD, sepse database që shitet sot online është ajo e vitit 2008, kur Partia Demokratike ishte në qeveri. Edhe atëherë si sot, regjistri i gjendjes civile ishtë nën kontrollin e Ministrit të Brendshëm dhe në vitin 2008, viti ku referohet databaze e vjedhur, Ministri i Brendshëm ishte Bujar Nishani.Shpellkari fufi trim i lulzime salih BBasha

    1. Plehre, shkerdhat njeri.
      Qenke mashtrues ordiner ti dhe soji jot. Databaza qe thua ti ajio e vitit 2008 nuk ka vetem rregjistrin e gjendjes civile, nuk ka ID personale te gjithsecilit, nuk ka numrat e telefonit, nuk ka vendin e punes.
      Kete e di mire pasi kam mbi 8 vite qe e disponoj edhe une ate databaze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu