• |
ide | kryesore

Pas 20 vitesh NATO tërhiqet tërësisht nga Afganistani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



NATO ka vendosur që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani duke nisur prej 1 majit. Në deklaratën zyrtare thuhet se në Afganistan nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, dhe brenda disa muajsh do të tërhiqen të gjitha forcat e misionit mbështetës të SHBA.

Për NATO, ky është një kapitull i ri pasi aleanca do të vijojë të mbështesë Afganistanin për një proces paqësor të udhëhequr nga vetë afganët.

Prej thuajse 20 vitesh trupat e NATO kanë qenë në Afganistan për të luftuar terrorizmin fill pas tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në kullat binjake të Nju Jorkut. Nga ana tjetër NATO garanton se ky nuk është fundi i marrëdhënieve të saj me Afganistanin.



2 Comments

  1. Ne njesine bashkiake nr 9 ne Tirane vota u blihet 600€ per person simpatizanteve te pd. Vetem per simpatizantet e pd_se kurse per elektoratin gri vota shitet 100€. Gjendja eshte alarmante SPAK duhet te marri masa menjehere per ti ndeshkuar keta sharlatane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *