• |
ide | kryesore

Pas lajmeve se do të bëhej nënë, reagon Jennifer Aniston

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditë më parë burime për “Closer” raportuan se aktorja Jennifer Aniston do të bëhet mama së shpejti.

Sipas tyre , aktorja kishte  vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion” në Meksikë. Gjithashtu një burim i afërt me të u shpreh se procesi i adoptimit do të finalizohet në muajin qershor dhe Jennifer e kishte ndarë lajmin me aktorët e tjerë të serialit ‘Friends’.“Jen mendoi se ribashkimi ishte koha perfekte për t’i dhënë skuadrës lajmin e madh të fëmijës. Ndërsa vajzat e dinin prej kohësh, duke qenë se takohen vazhdimisht bashkë, ajo mendoi se do të ishte mirë që t’ua tregonte edhe djemve kur të jenë të gjithë bashkë.Duke qenë se kanë kaluar shumë orë bashkë për gati një dekadë, ata dinë çdo detaj për jetën e njëri-tjetrit dhe e kanë mbështetur Aniston gjatë ditëve më të vështira duke përfshirë problemet e Courtney me fertilitetin dhe divorcin e dhimbshëm të Jennifer me Brad Pitt”, tregoi burimi.Por, këto zëra janë hedhur poshtë nga përfaqësuesi i aktores,i cili ka thënë për “E! News” se lajmi nuk është i vërtetë.“Historia është trillim dhe e pavërtetë”, deklaroi ai, duke mohur të gjitha spekulimet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *