• |
ide | kryesore

Plagosi kolegët dhe një person të tretë, arrestohet polici në Mamurras

-Instant, Lajme, Të fundit



Për plagosjen e trefishtë që ndodhi mesditën e djeshme në Mamurras, është arrestuar efektivi i policisë David Madani. Për ngjarjen janë arrestuar po ashtu dhe shtetasit Gjon Fufi, Nikoll Fufi ose ndryshe Nikoll Vorfi, si dhe Rudolf Fufi.

Si pasojë e përplasjes me armë që ndodhi dje në qendër të Mamurrasit mbetën të plagosur efektivët e Policisë Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja, si dhe vetë Nikoll Vorfi (Fufi). Të tre të plagosurit u dërguan dje në spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *