• |
ide | kryesore

Plas sherri në studio/ Trajneri fyen gazetaren: Ti bën vetëm për pastruese (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Syri i Lapsit



Debatet ndonjëherë dalin edhe nga kontrolli dhe kalojnë në ofendime personale mes palëve. Kjo ka ndodhur edhe me trajnerin e ekipit të Llapit në Kosovë, Tahir Batatina i cili nuk ka duruar dot teksa gazetarja Qëndresa Krelani i ka kërkuar cilat janë objektivat e skuadrës së tij pas rezultateve të dobëta. Trajneri është kundërpërgjigjur ashpër duke i thënë gazetares se duhet të merret vetëm me palosjen e gazetave apo për të pastruar, pasi nuk është e aftë të analizojë futbollin.

“Unë mendoj se besimi ndaj teje si trajner ka humb shumë. Më trego zoti Batatina, kur vazhdimisht ke rezultate të tilla (të dobëta); cilat janë objektivat? A është Evropa?” – e pyeti Krelani trajnerin e Llapit.

“Ti nuk je në botën e futbollit në Kosovë. Çfarë gazetare je ti që nuk e di se në çfarë pozite ndodhet Llapi? Ju nuk e dini. Si mund të thuash një skuadër nuk është brenda objektivave kur është afër finales së Kupës së Kosovës?

Nuk besoj që ti je në gazetari apo që e përcjell futbollin, sepse duhet ta shohësh ndryshe… Në gazetari ti mund të palosesh gazeta ose të pastrosh, por jo ta analizosh futbollin në këtë mënyrë… Po të isha menaxheri juaji do të të lija të palosesh vetëm gazeta.

Ti nuk je e nivelit tim për të debatuar për futboll në studio dhe po ta dija që je ti nuk do të vija. Nuk dal më në studio televizive aty ku je edhe ti. Niveli juaj nuk është i nivelit të një gazetareje, së pari, duke filluar nga dukja” – u përgjigj trajneri.

Krelani vazhdoi debatin: “Niveli juaj si trajner është minus zero. Po t’i kishte rezultatet tuaja një trajner tjetër, do ta kishte humbur punën, por përparësia juaj është që i ke vëllezërit në klub (pronarë) dhe ti bën çfarë të duash. Dikush tjetër do të skuqej pak”.



3 Comments

  1. Hallal Qendresa, bravo qe jeni kaq te cliret dhe llogari kerkues. Tamam profesioniste, ndersa per veshjen femra per tu veshur eshte o trajner apo u bere xheloz ti ? mashkull je a cfare je, mos ndoshta duhet te me burki ajo yllja ?

  2. Çeça apsolutisht nuk ka sens të gazetarës, kjo mundohet që disa udhëheqës të ekipeve të futbollit ti vë në siklet, duke i kritikuar ashpër vend e pa vend,
    Por me Batatinën i ka hasur sharra në gozhdë,
    Tahir Battatina ka investuar familjarisht në ngritjen e cilësisë së Llapit,
    Dhe ka arritur suksese, të konsiderueshme.
    Tash Llapi është në finale të kupës së Kosovës,
    Luan kundër 1 ekipi(istogu ose dukadjini) të një lige më të ulët për kupën e Kosovës,
    Dhe sigurisht Llapi do luaj në garat për kupë të Evropës,
    Suksese Llapit

    1. Jo mor djale se te jesh sponsor eshte tjeter gje dhe te jesh trajner eshte ndryshe…Duhet te largohet nga Llapo qe tia shohim vleren Tahirit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *