• |
ide | kryesore

Rama: Pa politikën Shqipëria nuk do ishte sot duke kryer vaksinimin masiv

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë fjalës së tij në Burrel, Edi Rama vlerësoi politikën dhe theksoi se pa politikën gratë ato nuk do të kishin të drejta të barabarta me burrat. Sipas kreut të qeverisë, pa politikën, nuk do të ishte sot e mundur kryerja e vaksinimit masiv.

“E kuptoj nervozizmin e Gonit, donte një takim më të madh, jashtë. Por janë numrat në votime që tregojnë mbështetjen. Ne duhet të jemi të bashkuar, siç kemi qenë në ditën e parë, për t’ja dalë deri në fund. Ku çdo ditë po fitojmë terren e ku më shpejt se shumë të tjerë po e shohim dritën në fund të tunelit. Është e rëndësishme se vaksinimi masiv të ketë rezultat.

Ne jemi mësuar që ta trajtojmë politikën si një të keqe, të kemi parasysh politikanët. Politika është e vetmja armë që kanë njerëzit që kanë vendosur të jetojnë bashkë dhe kanë ndërtuar një komunitet për të bërë gjëra që nuk i bëjnë dot. Pa politikën kurrë gratë nënat nuk do kishin pasur mundësinë që të kishin të drejta të barabarta me burrat, nuk do kishte lindur sistemi i mbështetjes sociale, nuk do ishin krijuar as SHBA, as BE. Politika është shumë e rëndësishme, e të thuash që nuk merrem me të bën një gabim të madh, se do ti s’do ti politika merret me ty. Se ti dhe familja jote ndikoheni nga politika. Pa politikën, Shqipëria nuk do ishte sot duke kryer vaksinimin masiv.”, tha Rama.



3 Comments

  1. Polirika nuk eshte e keqe, por shprehje e perfaqesimit te popullit. Te keqinj jane njerzit e ligj qe keqperdorin politiken. Si Rama, qe paturpesisht vazhdon me parrullen e keni nga une. Jo mor zoteri jo. Eshte detyrim kushtetues dhe ligjor por edhe human i shtetit, institucioneve dhe personelit te tij te kryeje detyren per te cilen i kemi zgjedhur dhe paguajme pagen, ruajtjen, udhetime e bonuse te tjera. Ndaj njerez te keqi j si Rama, Berisha apo Meta kane nje te perbashket: Maskaranj!

  2. Shshshshshshshshshshshshshshshshshshhshshshshshshshshs…tttttttttttttttttttttttttttttttttttttttt

    Po flet KM-ja, krijuesi i politikes, i shtetit, i vaksines dhe i vaksinimit, i tokes dhe i qiellit, i se

    shkuares dhe i se ardhmes, i henes dhe i diellit, i vete gjithesise.

    Shshshshshshs…………………………….tttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttt po flet AY

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *