• |
ide | kryesore

Shqipëria, e treta në Europë për konsumimin e kokainës, si paraqitet situata në vend?

Arkiva, Lajme, Të fundit

Sipas një studimi, Shqipëria është vendi i tretë në Europë për përdorimin e kokainës, ku 2.5% e popullsisë përdorin këtë drogë. Anglia dhe Spanja janë të parat, me 2.7% të popullsisë, që konsumon kokainë. Fill pas këtyre shteteve të mëdha vjen vendi ynë.


Kokaina hyn te drogërat e shtrenjta, por kjo duket se nuk i pengon shqiptarët ta blejnë. Genc Muçollari, tregon se në qendrën e tij të rehabilitimit janë shtuar personat që kërkojnë ndihmë pasi janë bërë të varur nga kokaina. “Para 2 3 vitesh, kishim një rast në muaj. Vitin e fundit, kemi pasur 2-3 raste në muaj dhe ne i kemi”.


Sipas tij, nga kosto e lartë e kokainës, përdoruesit kalojnë në stimulantë më të lirë, siç është heroina. “Përdoruesi, i detyruar nga mungesa financiare të kalojë në përdorimin e heroinës. Kokaina është stimulantë efekte të ndryshme nga heroina. Kokaina stimulon organizmin, rrahje të shpeshta, takikardi. Heroina përbën një element krejt të kundërt, tension i ulët, mungesë e frymëmarrjes. Nëse kalon nga kokaina te heroina, ndryshon komplet sjellja e individit. Bëhet një dëm shëndetësor i personit”. Edhe pse është një drogë që kushton ai, thotë se gjenden shumë lehtë, madje “porositen dhe në internet, të vjen me postë te dera”.

Mjeku Tedi, po ashtu tregon se janë shtuar pacientët në spitale, që kurohen pas mbidozës nga kokaina. “Pacientët që kërkojnë shërbim në QSUT, janë persona që kanë varësi të kokainës ose që paraqiten me mbidozë të kokainës. Ka një tendencë te të rinjtë, sidomos në grupmoshën 30-40. Zakonisht, vjen një rast në 48 orë, ka ditë që ka më tepër. Janë njerëz që kanë biznese familjare, punë, kanë mundësi ta blejnë, por ka dhe shumë raste që marrin borxh për të blerë kokainë”.

Sipas gazetarit, Adi Pojana, ka një përdorim të theksuar të kokainës. “Të bën përshtypje si konsumohet kaq shumë kjo drogë e shtrenjtë. Varion nga 10.000 mijë lekë. Është alarmante, drogërat gjenden edhe pranë shkollave. Çuna, goca duke ngrënë byrek, thonë hajde i fusim një vizë kokainë”.

Ndërkohë, Arjeta Musliu thotë se e njëjta situatë alarmante është dhe në Kosovë. “Të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, janë të përfshira. Është një nga drogërat më të konsumuara dhe nga politikanët. Të rinjtë e konsiderojnë njëri-tjetrin, të dalë mode nëse nuk konsumojnë heroinë. Te kanabisi, spërkasin dhe kokainë dhe heroinë që t’i nxisin t’i blejnë. Jemi në një situatë alarmante. Po na ikën rinia”./ TCH

8 Comments

  1. Ambassador Yuri Kim
    @USAmbAlbania
    This is NOT what I said/meant. Here’s what I said: 🇺🇸 does NOT support any particular candidate or party. 🇺🇸 supports the right of citizens to express their will through their vote. 🇺🇸 warns those denying this right by buying votes or intimidating voters.

    Deklaratat e ambasadores Yuri

    1. Pra lajmi fillon me ””’Sipas një studimi, ””

      kush e ka bere kete studim……. NUK DIHET
      ku eshte bere ky studim…………. NUK DIHET
      kush e financon kete studim…. NUK DIHET
      Cila eshte subjekti is tudimit … NUK DIHET
      ” Genc Muçollari, tregon se ”” …. KUSH ESHTE KY ? CFARE PROFESOJONI KA ? KU PUNON ?
      ” Mjeku Tedi thote se …. ”” …. KUSH ESTHE KY MJEKU TEDI ? KA MBIEMER KY ? KU PUNON ? CFARE MJEKU ESHTE ?

      puuuu cfare lajmi !!! hani gomere, hani …. prodhon FERRA lapsi per ju cdo dite dhe cdo ore.
      Hani dhe pellisni pastaj me komentet tuaja prej gomari.

  2. Na jina t tret n europn qy konsumojm kakain .Mos boni ksi lloj tallkarisjesh me t varfrit r ballkanit or ju qy studjoni studime. Ku lejn zviceront ,hollandezt ene luxemburgu kokain per shqiptaret qy jan hala ke grosha me qep t that.

  3. Dhe shani Rilindjen , e shikoni ku kemi mberitur jemi te tretet ne Euurope dhe per me teper kemi KM kampion Europe si perdorues .Tani ne fushate ai po konsumon kokaine me kg per te kaluar majat qe si pa kurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu