• |
ide | kryesore

Shqipëria po zbrazet nga shpopullimi masiv, Rama premton: 5 mijë euro çdo emigranti që kthehet dhe e bën shtëpinë e vjetër bujtinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje emigrantëve që të rikthehen dhe të investojnë në vend në agro-turizëm. I pranishëm në Burrel, në një takim me të rinjtë, Rama tha se do t’i jepen 5 mijë euro çdo emigranti që kthehet në vend dhe kthen në bujtinë shtëpinë e vjetër të gjyshit, apo prindërve. Po ashtu, kryeministri shtoi se do të bëjë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, duke thënë se mjafton që ato të mos jenë para krimi.

“Ne do i japim 5 mijë euro çdo djali, çdo vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agro-turizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punë për dikë tjetër atje në emigracion. Do i bëjmë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, pa i kërkuar llogari se nëse i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton mos jenë para krimi dhe të hidhen këtu. Italia rurale është e tëra e mbushur me iniciativat e njerëzve të zakonshëm që e kanë kthyer tokë, shtëpinë e tyre në burim të ardhurash të vazhdueshme dhe kjo është e mundur”, tha Rama.

 



13 Comments

  1. Ju kujtohen arroret e Berishes andej nga 2012-2013?
    Kjo qe thote ky nuk ben as sens sepse po e bazon themelin e fushates tek njerez qe as nuk do votojne ne keto zgjedhje. Dikush duhet ta zgjoje se qenka realisht ne (pipe dream) enderr-opiumi ose kokaine ne rastin e ketij.

  2. Ambassador Yuri Kim
    @USAmbAlbania
    This is NOT what I said/meant. Here’s what I said: ?? does NOT support any particular candidate or party. ?? supports the right of citizens to express their will through their vote. ?? warns those denying this right by buying votes or intimidating voters.

    Deklaratat e ambasadores Yuri E fitove byrekun nga byrektorja e pd o neri si stalini e ziguri

  3. Keto 5 mije eurot do dalin nga arka e shtetit, dmth nga taksat qe paguajme te gjithe sa here marrim fryme, apo nga llogaria e tij personale? Po te merren nga taksat tona nuk ka asnje vlere premtimi sepse eshte si puna e asaj shendetesise falas Nesei jep nga llogaria e tij bankare, prape po kthen nje pjese te vogel te asaj qe kane vjedhur ne tete vite. Keshtuqe ai vete nuk po paguan asgje. Do ndryshonte puna nese do uleshin taksat e investitoreve apo di subvencionoheshin fermeret e blegtoret, pasido kishim nje ulje cmimi sepse mielli dhe qumeshti nuk do vinin me nga Serbia duke ia ulur ca fitimet Baton Haxhiut dhe duke rritur mireqenjen e shqiptareve, por te thuash se do i jap pese mije euro emigrantit per te ndertuar shtepine duke keqperdorur taksat tona dhe duke na ulut cilesine e sherbimeve, atehere situata do shkoje edhe me keq se kaq.

  4. E para kush e le Europen per 5000 E te kthehet kur kane rrezikuar koken dhe me shume se 5000 Eurot e KM per te shkuar atje.
    E dyta do ju jape 5000 E dhe do ju marre me shume per leje ndertimi, pra do dalin si ruar qethur.

  5. taaaa qifsha familjen ta qifsha, e morre ne qaf ket popull.po ty 5000 tijapin te gjith vec mos ta shohin fytyren cdo dit ne TV.

  6. Kur degjoj premtimet e tua te “mrekullueshme” o gjati im , kam nje perbuzje te llahtarshme ndaj teje sepse e degjenerove kete vend ne ate fare feje sa do ti duhen dekada per ta rimarre veten por kam edhe nje sens meshire ndaj teje sepse arrite ta degradosh vetveten deri ne dekantim , deri piken e mosrikthimit . Ti o i gjati ine kerkon qe me te gjitha mjetet dhe menyrat me meskine , me tinzare dhe me te paimagjinueshmet te fitosh perseri , por harron se kjo te bene akoma me te shplare si njeri (apo ndoshta nuk ke qene gjithmone dhe nuk te kemi kuptuar).
    Tani je ne renie te lire o i gjati ine , me hir a me pajir , ti edhe pse po luan shume pis , ke per tu larguar . Varet vetem nga ty menyra sesi do te shporresh . Zgjidh e merr o perbindesh i parase dhe pushtetit , zgjidh e merr o perbindesh i intriges dhe ligesise . Kujtove se me para dhe pushtet mund te fitoje gjithçka e gjithkend , perkundrazi babezia jote te beri te humbesh gjithçka , biles edhe vetveten . Çdo gje e ka nje fillim dhe nje fund , te gjithe do vdesim , dallimi midis nje burri dhe nje burreci eshte menyra sesi zgjedhe te vdes . Por edhe ketu kam frike se ti do zgjedhesh burrecin ashtu siç ke bere tere jetes tende . Elefanti nuk behet dot mi dhe miu nuk behet dot elefant .

  7. Kur do kuptojne qe jane bere te peshtire?! jo se nuk kane qene por tani ju ka plasur dhe nga syte e keqja. Sikter. Do paguani shum shtrenjt aty ku ju pervelon dhe pa zgjidhje. Ceshtje kohe.

  8. Te lumte XXXXXXXXX. Nese gjithnje opinioni publik ka qene i ndare mes pozites dhe opozites sot

    ka nje konsensus te gjere edhe mes socialisteve se KM perfaqeson anet me negative te nje pushtetari

    dhe se qendrimi i tij me gjate ne pushtet eshte nje katastrofe e vertete per Shqiperine, per socialiste e

    demokrate, jo ne kuptimin se ai do te qendroje edhe 4 vjet se kjo eshte krejtesisht e pamundur por

    ne kuptimin se irritimi i popullit eshte aq i madh sa………………………………………………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *