• |
ide | kryesore

Të zhgënjyer nga PS për legalizimet/ Basha në një familje në Durrës: Më 25 prill votoni ndryshimin

-Instant, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar një familje durrsake, të cilët janë shprehur se kanë kontribuar për Partinë Socialiste dhe janë anëtarë të saj, por që tashmë janë të zhgënjyer. Kryefamiljari i tha kreut demokrat se është zhgënjyer nga qeverisja socialiste për çështjen e legalizimeve, edhe pse prej vitesh ka qenë pjesë e PS. Kreu i demokratëve u shpreh se çështja e legalizimeve duhet të ishte mbyllur që me qeverisjen demokrate, por theksoi se për këtë ka kërkuar ndjesë në 2013-ën. Basha premtoi se do të realizojë zotimet dhe u kërkoi që në 25 prill të votojnë ndryshimin.


“E kam kërkuar prej 2013-ën ndjesën për çështjen e legalizimeve që duhet ta kishim mbyllur ne por nuk e mbyllëm. Ky erdhi me legalizime falas. Edhe me këtë nuk e mbajti premtimin. Më 25 prill është dita juaj. Ne kemi ardhur me një plan pune dhe jo me premtime boshe. Ne kemi dy vite që punojmë për çështjen e pronave dhe për fermerët. Ne kemi në dorë planin, ju keni në dorë ndryshimin. Më 25 prill ju keni në dorë ndryshimin”, tha Basha.



7 Comments

  1. Me Edi Ramen legalizimet nuk perfundojne kurre, sepse plani i tij ogurzi eshte prishja e shtepive

    per te siguruar troje per oligarket e ndertimit, per organizatat mafioze si Ndrageta e kriminelet e

    trafikantet e cdo lloji e mbi te gjitha per pastrimin e lekeve te korrupsionit te ketyre 8 viteve ne

    pushtet. Prandaj i vetmi shans per legalizimet eshte vota per ndryshimin, vota per largimin e

    kesaj murtaje qe na ra per hise keto 8 vite te mbrapshta per Shqiperine.

  2. database me të dhënat personale të të 3 milion shqiptare shqiptarëve mund të blihet edhe në internet për vetëm 1500 lekë të reja, apo 12 euro.
    Bëmë një provë, e blemë 12 euro duke paguar përmes sistemit paypal, shkarkuam database, për pak minuta e instaluam në kompjuter dhe përmes kësaj baze të të dhënave kërkuam dhe gjetëm emrin, datën e lindjes, atësi, adresa dhe informacione private të njërit prej gazetarëve tanë. Bëhet fjalë për shumicën e informacioneve që janë edhe tek ”database” që sipas PD përbën një skandal.
    Cili zyrtar publik vodhi këtë database dhe e shpërndau në internet? Përgjigja duhet të vijë pikërisht nga PD, sepse database që shitet sot online është ajo e vitit 2008, kur Partia Demokratike ishte në qeveri. Edhe atëherë si sot, regjistri i gjendjes civile ishtë nën kontrollin e Ministrit të Brendshëm dhe në vitin 2008, viti ku referohet databaze e vjedhur, Ministri i Brendshëm ishte Bujar Nishani.

  3. Berisha: Edhe unë do i sakrifikoj fëmijët e mi si Adem Jashari. Basha: Fëmijët e mi jetojnë në Holandë, pa i sakrifikoja dhe unë

  4. Per te ” paemrin” e 11.41!
    O pall ça lidhje ka ky shkrim me databezin qe ti flet!
    Po soji juj jeni msu me hudh shashka me çorjentu miletin nga problemet!
    E paske oren akoma me 2008!!!
    Dhe sa mir e ditke si u vidhkan të dhënat!
    Ftillohu o pallosh!
    Lexo artikullin ku komento apo mjafton ti bosh fresk partis ne pushtet e je ne rregull ti e te tjer si ty qe po morin ne qaf vendin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.