• |
ide | kryesore

Tiranë/ Shiste të njëjtin apartament disa herë, gjykata jep vendimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 vite burg ndërtuesen dhe biznesmenen Vjollca Hoxholli me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Gjithashtu për mashtrim është dënuar edhe Dorjan Hata.

Ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Sipas hetimeve ajo rezultoi se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit, duke shitur disa herë një apartament.

Këtë aktivitet  ajo e kryente bashkë me burrin e saj, Rrapush Hoxholli, i cili gjithashtu është i arrestuar.



3 Comments

  1. Pershendetje.

    Kontrollojeni mire artikullin, Rrapush Hoxholli ka nderruar jete .

    Mos jepni lajme per arrestime ne varreza.

  2. Mashtruesi nr.1 ishte Rrapushi, por ai vdiq vjet, kjo eshte gruaja e dyte e Rrapushit. Na ka lene pallatet ne mes, qe ne gryke i ngelshin leket tona. Qelbesira. Shume pak e kane denuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *