• |
ide | kryesore

Video/ Me 10 lojtarë eleminojnë Teutën favorite: Skënderbeu gjen Vllazninë në finale pas 56 vitesh

-Instant, Sport, Video



Askush nuk e mendonte, ndoshta as vetë Memelli, por në finale shkon Skënderbeu i tij, që thyen 2-0 super favoritët e Teutës, që ndërkohë kryesojnë kampionatin. Koprcarët bëjnë surprizën e madhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke nxjerrë jashtë turneut skuadrën e Martinit, edhe pse e luajtën gjithë pjesën e dytë me 10 futbollistë.

Durrsakët, shumë të shqetësuar për kampionatin ku në fundjavë do të luajë sërisht në Korcë e përsëri me Skënderbeun, bënë një start katastrofik, duke pësuar dy gola në pjesën e parë. Goli i Meksit që në minutën e parë (me penallti) dhe ai i Elvi Berishës në fundin e 45 minutave i siguruan kualifikimin në finale bardhekuqve, që kërkojnë trofeun e dytë në histori, pas atij të fituar në 2018 kundër Lacit.

Në një ndeshje brilante, gjërat Memellit ia komplikoi autori i golit të dytë, që festoi duke hequr fanellën, e duke marrë kështu kartonin e dytë të verdhë. Pa Berishën për një pjesë loje, korcarët luajtën të tërhequr, duke shpresuar të përdornin kundërsulmin. Teuta nuk bëri dot diferencën dhe në fund, korcarët prekin finalen e 7 në histori, aty ku do të gjejnë një deja vu të finales së vitit 1965 përballë Vllaznisë: atëherë humbën me rezultatin 1-0, tani shpresojnë që gjërat të jenë ndryshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *