• |
ide | kryesore

Video/ Në finale pas 11 vjetësh: Vllaznia thyen Laçin në shtëpi, Obanor humb mendjen në fund

-Instant, F1, Sport, Video



Vllaznia në finale, aty ku mungonte nga 2009-10. Kuqeblutë arritën të thyejnë Laçit në gjysmënfinalen e Kupës së Shqipërisë, 1-0 në ndeshjen teke që u luajt në Loro Borici e u vendos nga një gol i Ardit Hoxhajt. Tani në finale do të gjejë përballë Skënderbeun.

Në një ndeshje të luftuar, agresive e me shumë kartonë të verdhë, rastet munguan, ndoshta sepse skuadrat u kujdesën të mos linin hapësira, aq sa kur Hoxhaj shënoi avantazhin në minutën e 21, ishte rasti i parë i ndeshjes. Një goditje e saktë me kokë e sulmuesit mposhti Sherrin, duke i dhënë avantazhin shkodranëve. Shehu u përgjigj nga distanca për kurbinasit, duke detyruar Zogovic të grushtojë, por mundësinë më të mirë për të dyfishuar shifrat e kishte Da Silva, i bllokuar nga Sherri në dalje.

Në pjesën e dytë, Duro provoi me Mazrekaj e Harmon, por duhet të bënte llogaritë me shpejtësinë e Hoxhajt që mund ti ndëshkonte. Nuk mungoi tensioni në fundin e ndeshjes, teksa lojtarët u përplasën me njëri-tjetrin. Mbrojtësi i Laçit, Obanor, u ndëshkua me karton të kuq, për goditje ndaj kundërshtarit. Shkodranët dhe korçarët janë përballur së fundmi me njëri-tjetrin në një finale Kupe, në vitin 1965, ku triumfonte Vllaznia, me rezultatin 1-0.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *