• |
ide | kryesore

890 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut dhe 35 viktima në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut 35 pacientë me Covid, kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë realizuar 3,284 teste, prej të cilave janë regjistruar 890 raste të reja me Covid.

Ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore 1,024 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 120,707.

Sakaq rastet e reja me Covid janë: 349 në Shkup, 68 Manastir, Kumanovë 59, Prilep 52, Tetovë 36, Strumicë 35, Veles 32, Ohër 29, Kavadar 27, Shtip 25, Koçani 24, Kërçovë 20, Gostivar 19, Vinicë 15, Gjevgjeli 14, Negotinë dhe Vallandovë 11, Strugë, Sveti Nikole dhe Radovish 9, Kriva Pallankë 6, Resnjë dhe Berovë 4, Dellçevë dhe Demir Hisar 3, Bogdanci, Demir Kapi dhe Kratovë 2, Krushevë, Makedonski Brod Pehçevë dhe Dojran 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *