• |
ide | kryesore

Arbenita heq dyshimet e fansava për sa i përket shtatëzanisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditëve të shtatzënisë po i vjen fundi dhe shumë shpejt, çifti shumë i njohur për publikun, Fero dhe Arbenita Ismajli, do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.
Në muajin shkurt, “Iconstyle.al” zbuloi shtatzëninë e Arbenitës, duke publikuar një foto të sajën me barkun e rrumbullakosur, që konfirmonte pritjen e ëmbël.

Kjo foto u shkrep gjatë ceremonisë së kurorëzimit të tyre, të cilin u munduan ta mbajnë sa më të fshehtë.
Me zbulimin e lajmit të pritjes së ëmbël, Arbenita dhe Fero vendosën të mos fshihen më, teksa modelja ka publikuar herë pas here në llogarinë e saj në Instagram poza me barkun e rrumbullakosur.

Madje, Fero ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po presin të vijë në jetë. Ai dhe bukuroshja do të bëhen me vajzë, të cilën jemi të gjithë kuriozë ta shohim.]
Së fundmi nuk kemi pasur më lajme nga çifti, ndaj ndjekësit kanë dyshuar nëse bebushi ka ardhur në jetë. Ndaj, Arbenita i është përgjigjur të gjithëve me një video të sajën në InstaStory, ku tregon gjithashtu si duket në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.
“Ditët e fundit nëse dikush është shqetësuar.”- ka shkruar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *