• |
ide | kryesore

Basha bisedë me zv.Presidentin e KE: Në 100 ditët e para të qeverisjes hapim negociatat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online më zv. Presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, Margaritis Schinas. Biseda është përqendruar në shkëmbimin e pikëpamjeve mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, përpjekjeve që duhet të bëjë vendi për t’u anëtarësuar në Union dhe vizionin e kryeopozitarit mbi këtë proces.

Lideri i opozitës ka theksuar se “pa integrimin europian të Shqipërisë nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë standardet e jetesës” dhe vlerësoi se arritjet kryesore për Shqipërinë janë shënuar duke punuar së bashku me partnerët. Ai u shpreh i bindur se ai dhe ekipi i tij janë në gjendje ta realizojnë anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Për kryedemokratin, integrim në BE do të thotë ndihmë për ekonominë që të dalë nga kriza, rritje pagash dhe investime publike. Prandaj, Basha u angazhua që “brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime ta bëjmë të mundur hapjen e negociatave.”

Temë e bisedës ishte edhe pandemia dhe çështja e vaksinimit. Basha e konsideroi përparësi kryesore transparencën dhe bashkëpunimin me BE për të sjellë në Shqipëri vaksina të çertifikuara nga unioni.

Për Bashën, Shqipërinë e pret një e ardhme e ndritur. Të rinjtë shqiptarë do të trajnohen në teknologji dhe profesione të tjera që të sigurojnë paga të larta nga investimet europiane që do të vijnë dhe do të hapin vende të reja pune të mirëpaguara.

Ai u shpreh se Shqipëria ka “nevojë për ndihmën tuaj, kemi nevojë për udhëzimin tuaj dhe unë mund t’ju siguroj që kemi ekipin më të mirë së bashku, kemi një projekt dhe vizion shumë të qartë.” 8 vitet në vendnumëro, nënvizoi Basha, e kanë lënë Shqipërinë pas çdo vendi në rajon, prandaj nuk duhet të humbasim më shumë kohë.



9 Comments

  1. ””’ Basha u angazhua që “brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime do ta bëjmë të mundur hapjen e negociatave”. ”””

    U angazhua para Shqiptareve apo u angazhua perpara ketij zevendes presidentit te BE ?

    Kush me shpjegon ndryshimin midis ‘ ANGAZHIMIT’ dhe ‘ PREMTIMIT’ ??? Nuk eshte shume i qarte per mua .
    Cdo njeri mund te angazhohet per te bere dicka , por shancet qe ajo te perfundoje nuk varen nga angazhimi i tij.
    Ky loqja shume mire mund te thote pas 100 diteve … UNE U ANGAZHOVA ME GJITHE FORCAT E MIA… POOOOR …. KJO GJE NUK VARET VETEM NGA ANGAZHIMI IM.
    Jam shume kurjoz te dij se si i eshte pergjigjur ky zv/presidenti i KEs ketij ANGAZHIMI.
    Lojra fjalesh per ata qe nuk kuptojne se per cfare po flitet.

  2. Shkurt e shqip, ka thene qe brenda 100 diteve te para do te hape negociatat. Ky, angazhim karshi shqiptareve, jo atij europianit.

    Ca ka ketu per ta tjerr leshin jo kshu po ashtu? Po, pas 100 ditesh po nuk u hapen, athere leshoju me buke ne traste.

    1. Pra ti po e merr ANGAZHIMIN e lulushit si PREMTIM .
      Ok.. le ta marrim si premtim .. Kush i beson ketij premtimi le ti japi voten. Kush nuk e beson kete premtim mos tja japi voten. Kaq e thjesht eshte.

      1. Dakord me ty qe kaq e thjeshte eshte; kush i beson ketij premtimi ti jape voten e kush jo, mos ta votoje.

        Gjithsesi, nje njeri qe nuk eshte shume partizan i partive sesa i te mires se vet, priret me shume ti besoj dikujt qe ka dhene nje shembull konkret qe e prekim te gjthe, qe mundesoi liberalizimin e vizave sesa nje tjetri qe na tha tre here qe i hapem negociatat ku hapi shampanje e dekoroi ambasadore, kur ne te vertete ishte nje genjeshter.

        Cfare zben vaki, dhe Basha mund te mos e mbaje kete premtim por ama probabiliteti qe te me krijoje me shume besim se tek Rama per kete pune qendron sepse bazohet mbi dicka madhore qe ka ndodhur, konkrete, ku te gjithe levizim me pasaporta ne Europe pa patur nevoje te rrijme me dyerve te ambasadave per te siguruar viza dhe ne te zeze kundra rryshfetit.

        Ideja eshte qe kushdo te jete ne pushtet, te krijohet precedenti qe zoteri nuk mbajte premtimet, ec hap krahun majtas djathtas qoft. Dhe Basha, nuk mbajti premtimet, ec te ike ne pune te vet. Ka njerez te tjere plot. Nuk shuhet Shqiperia pse nuk na qeveris Rama apo Basha me.
        Qeverite per kete pune votohen dhe zgjidhen, sepse na kerkojne voten ne kembim te realizimit te premtimeve.

        Mire eshte te mesohemi mos ti adhurojme shume politikanet e qeveritaret sepse eshte me mire per ato, por fatkeqesisht me keq per ne, popullin e thjeshte.

      1. Eshte shprehje frazeologjike o shoku Shpati. Dhe per dijeni, nuk vij nga fshati por edhe sikur te vij nga fshati ca problemi ka? Nuk eshte e thene te lindin te gjithe ne “Paris” si ti.

  3. Lulzim Basha kerkon te binde shqiptaret që do e fuse vendin në Bashkimin Europian dhe do të ken të drejtat si europianët, por per fat të keq nuk e beson as bashkëshortja, se nëse do e besonte nuk kishte pse të hiqte dorë nga pasaporta shqiptare për një pasaport të një vendi europian.

  4. 50 prokurorë të Tiranës, në mbrojtje të Elisabeta Imerajt, janë hapi më i rëndësishëm i bërë ndonjëherë në Drejtësinë Shqiptare, që pas 1994, vit kur Partia Demokratike e udhëhequr nga idhulli i Lulzim Bashës, Sali Berisha, përndoqi, persekutoi derisa dëboi Kryetarin “rebel” të Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi.Ky europiani e ka ne dore qe lulzime salih BBasha të premtoje me fraza boshe,e kane baby’s hat ne dore ate punen e pranimit,lulzimja i akuzuar drejtperdrejt si vrasesi i kater qytetareve ne bulevard,asnjehere nuk do behet kryeminister ne kete vend,ne Hollande po

    1. Mire Lul Basha, po ai Teo Jackobs qe e monitoron ate reforment ne drejtesi dhe vetingun e ketyre, cpati me kete qelibaren Elisabeta Imeraj qe i zgjati 6 ore seanca dhe dhe opinionin e tij qe kunder ?

      Pra, vetingu, drejtesia e re, eshte nje farse qe do kalojne ata qe ju duhen. Komisioni i vetingut te partise as e rrun hajdarin per nderkombetaret. Por prezenca e nderkombetareve duhet per ne fund per te vulosur pislliqet e tyre e te thone ” ishte e monitoruar nga nderkombetare qe ta vulosin” packa se kane kaluar ata qe se meritojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *