• |
ide | kryesore

Basha: Pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i përsëriti qëndrimin kryeministrit Edi Rama se nuk ka asnjë lloj bashkëqeverisje me të pas 25 prillit. Gjatë takimit me banorë të Kombinatit, Basha u shpreh se Rama e ka kuptuar që e ka të humbur betejën elektorale por theksoi se pa largimin e tij nuk ka ndryshim për Shqipërinë dhe as shqiptarët.

Basha: Padurimin për ndryshim e prek dhe ndjej kudo. Ngecja 8-vjeçare e Shqipërisë do të marrë fund me 25 prill.Tani po ju troket në derë dhe po u kërkon katër vite të tjera.Ju ja keni mbyllur derë. Këtu nga Kombinati dua tu them të gjithë qytetarët e Shqipërisë, edhe Edi Rama e ka pranuar humbjen dhe tani kërkon të bashkëqeverisë më Aleancën për Ndryshim. Dua ti them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Ju e keni në dorë ndryshimin, vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *