• |
ide | kryesore

Basha: Rama është problemi. Më 25 prill e gjithë Shqipëria voton 9, për punësim dhe ndryshim! (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video në kuadër të fushatës elektorale. Basha thotë se me Ramën 8 vite në qeveri Shqipëria regjistroi papunësinë më të lartë në histori. Sipas tij, Shqipëria po thërret për ndryshim, dhe më 25 prill gjithë vendi do të votojë Nr.9 për punësim dhe dnryshim.

Për Bashën, Rama është problemi dhe ai nuk do të sjellë kurrë ndryshim.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Per 8 vite me Ramën, Shqipëria regjistroi papunësinë më të lartë në histori. Ai nuk do të sjellë dot kurrë ndryshim. Ai është problemi.

Më 25 Prill – e gjithë Shqipëria voton 9, për punësim, për ndryshim!

MESAZHI NE VIDEO
Shqipëria po thërret: duam ndryshim
Duam të jetojmë më mirë, të sigurojmë të ardhurat për familjet tona
Në 8 vite me Ramën
Kishim papunësinë më të lartë, si asnjëherë më parë
Ai nuk do sjellë kurrë ndryshim. Ai është problemi.
Ai është dështimi. Ndryshe nga ai
Plani ekonomik i Bashës do hapë 110 0000 vende pune
Më 25 prill, Shqipëria do votojë numrin 9 për punësim, për një rrugë të re drejt një jete më të mirë.
Për ndryshim. Për Bashën.



2 Comments

  1. Matematika e shifrave zgjedhore është e thjeshtë dhe kokëfortë. Partia Demokratike ka marrë në zgjedhjet e fundit në 2017, 43 mandate parlamentare. LSI ka marrë 19 të tilla. Sado të rritet në shifra partia e Bashës, pakkush mund të jetë kaq i guximshëm sot në biznesin e zgjedhjeve, që të pretendojë se Luli do ta shtojë me 28 mandate, portofolin parlamentare të partisë së tij. Kush njeh hartën elektorale të Shqipërisë e di se kjo mund të arrihet vetëm nëse vendi ynë do të bashkohej me Kosovën a Maqedoninë e Veriut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *