• |
ide | kryesore

Basha te Njësia 11: Duroni edhe 10 ditë, që errësira e 8 viteve të kthehet në ndriçim! (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Turi elektoral i Partisë Demokratike vijoi këtë të enjte me Njësinë numër 11, në kryeqytet. Lulzim Basha, teksa tentoi të fliste para qytetarëve të pranishëm, të cilët ishin të shumtë në numër, nuk kishte mikrofon, për shkak se në zonë mungonte energjia elektrike. Ai tha, se Shqipëria është lënë në errësirë këto 8 vite, e mjaftojnë 10 ditë sipas tij që të ndodhë ndryshimi e të ndriçohet vendi.


“Dua t’i falenderoj për pritjen në zonën e Don Boskos, nuk kam mikrofon, sepse më thonë s’ka drita. Siç e kanë lënë 8 vite në errësirë Shqipërinë, por edhe 10 ditë, energjia për ndryshim do e ndriçojë vendin. Bashkë për ndryshim Shqipëria fiton”, theksoi Basha.


2 Comments

  1. Ai, me nuhatjen, që Bashës i mungon, e ka të qartë, që PD-ja i ka të humbura zgjedhjet. Berisha ka zgjedhur të mos i bashkangjitet Bashës në humbje. Ka vendosur të mos marrë mbi vete asnjë lloj përgjegjësie për disfatën e radhës. Ka vendosur tja lërë humbjen në derë Bashës dhe qytetarit dixhital. Në këtë pozicion komod, Berisha e ka më të lehtë ta largojë Bashën në 26 prill.

    Të kuptohemi, në asnjë kohë, në asnjë moment, nuk do ta kishte të vështirë. Të gjithë e dinë, që kjo është beteja e fundit e Bashës në politikë. Askush nuk e beson për asnjë sekondë, se nëse do ti shkrepej Berishës të dilte në miting, nëse do ta ndjente entuziazmin e elektoratit, këshilltarët e Bashës do mund ta ndalonin. Madje, Basha do donte shumë ta kishte sot në krah Berishën. Për mirë a keq, entuziazmi, nuk do ishte aq imagjinar sa është sot. Por, Berisha po përgatit PD-në post-Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu