• |
ide | kryesore

Bashës i heqin dritat në ‘Don Bosko’: Ata kanë lënë Shqipërinë për 8 vite në errësirë

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjatë një takimi me qytetarë në “Don Bosko”, kreut të Partisë Demokratike iu desh të fliste pa mikrofon siç ndodh në takime elektorale. Basha tha se në zonë mungonte energjia, duke theksuar se dritat i kanë hequr ata që lanë vendin në errësirë për 8 vite.


Siç e shihni jam pa mikrofon. Më thonë se kanë hequr dritat. Ata mund të heqin energjinë, siç kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë, edhe për 5 apo 6 ditë të tjera. Por, për 10 ditë energjia për ndryshim do ndezë dritën e shpresës në zemrat e të gjithë shqiptarëve. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.


7 Comments

  1. Aksion e njesiteve gueriljeve te rob qireve ridhjeras.Urdher i qarkorit te partise te priten telat e telefonave.Te priten telat e energjise elektrike qe -”armiku”te mos kete mundesi te punoje.

  2. Ai, me nuhatjen, që Bashës i mungon, e ka të qartë, që PD-ja i ka të humbura zgjedhjet. Berisha ka zgjedhur të mos i bashkangjitet Bashës në humbje. Ka vendosur të mos marrë mbi vete asnjë lloj përgjegjësie për disfatën e radhës. Ka vendosur tja lërë humbjen në derë Bashës dhe qytetarit dixhital. Në këtë pozicion komod, Berisha e ka më të lehtë ta largojë Bashën në 26 prill.

    Të kuptohemi, në asnjë kohë, në asnjë moment, nuk do ta kishte të vështirë. Të gjithë e dinë, që kjo është beteja e fundit e Bashës në politikë. Askush nuk e beson për asnjë sekondë, se nëse do ti shkrepej Berishës të dilte në miting, nëse do ta ndjente entuziazmin e elektoratit, këshilltarët e Bashës do mund ta ndalonin. Madje, Basha do donte shumë ta kishte sot në krah Berishën. Për mirë a keq, entuziazmi, nuk do ishte aq imagjinar sa është sot. Por, Berisha po përgatit PD-në post-Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu