• |
ide | kryesore

Bashkëqeverisje Rama – Basha pas zgjedhjeve/ Meta bën ironi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur për një bashkëpunim të mundshëm midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha pas zgjedhjeve. Në intervistën në “Opinion”, Meta bëri ironi për Ramën se “ky pro-amerikan i jashtëzakonshëm, tani të ftojë për bashkëpunim këtë agjent të Rusisë”.

“Keni merakun që populli shqiptar është i shqetësuar që pushteti të mos jetë në një dorë dhe të ndahet në dy duar?! Populli shqiptar është i shqetësuar që ministrat të mos bëjnë veprime kriminale, korrupsion flagrant dhe njerëzit po vdesin në spitale. Në Vlorë e dorëzuan babain në spital dhe pas një muaji e gjysmë e kuptuan që kishte vdekur dhe gjendej në morg.

Merak partie dhe ish-qeverie nuk kam. Po ta kisha rrija te PS-ja. Për mua ka rëndësi që çdo votë të jetë e barabartë. Për mua ka rëndësi që qytetarët të mund të votojnë edhe për kandidatin dhe që këto zgjedhje të jenë të pranueshme dhe sa më afër të atyre të Kosovës.

Kryeministri të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të provokuar zgjedhjet. Jemi në këtë situatë prej zgjedhjeve të 2017 si dhe prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Shijakut. Edi Rama ky pro amerikan kaq i jashtëzakonshëm sa që u shndërrua edhe në gruan e Bilalit për një foto, tani le të ftoje në bashkëpunim dhe “agjentin rus”. Vetëm të na e thotë nëse është apo jo “agjent i Rusisë” – tha Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *