• |
ide | kryesore

BE-së i shkon propozimi për ndryshim kufijsh në Ballkan: Kosova të bashkohet me Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkimi Europian ka marrë një propozim për ndryshimin e hartës së Ballkanit me një Shqipëri dhe Serbi më të madhe, dhe me një Bosnjë-Hercegovinë të shpërbërë.

Që prej ditës së hënë, në Slloveni, në Kroaci dhe në mediet boshnjake raportohet për një shkresë diplomatike të përgatitur në Hungari me porosi të kryeministrit slloven, Janez Jansha.

Një kopje e dokumentit u publikua të enjten nga portalet sllovene.

Në shkresën me titull “Ballkani Perëndimor, një rrugëzgjidhje”, autorët propozojnë bashkimin e shqiptarëve për t’i sjellë paqen një rajoni të përçarë nga konfliktet dhe nga e shkuara.

“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë: Në Kosovë, 95 për qind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin e vet shqiptar të origjinës. Situata është e njëjtë në Shqipëri. Pjesa serbe e Kosovës do të marrë status special.” Hamendësimet për ndryshimin e kufijve të Ballkanit janë nxitur nga deklaratat e presidentit kroat të Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiç.

Sipas tij, presidenti slloven, Borut Pahor, i propozoi muajin e kaluar mundësinë e ndarjes së Bosnjës, e cila me Marrëveshjen e Dejtonit mbetet e veçuar në Federatën Boshnjako-Kroate dhe në Republikën Srpska.

Dokumenti që pretendohet se i është dorëzuar edhe presidentit të Këshillit Europian, Sharl Mishel, e parashikon edhe këtë skenar.

“Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet duke bashkuar pjesën e madhe të Republikës Srpska me Serbinë. Në këtë rast, Serbia do të pranonte që Kosova të bashkohej me Shqipërinë. Çështja kombëtare kroate mund të zgjidhej duke bashkuar kantonet kroate të Bosnjë-Hercegovinës me Kroacinë ose duke i dhënë atyre status special. Boshnjakët do të fitonin kështu një shtet funksional të pavarur dhe do merrnin përgjegjësi të plota. Do mbahej një referendum ku populli do të zgjidhte midis një të ardhmeje në BE apo jo në BE (me Turqinë).”

Brukseli ka deklaruar se nuk është në dijeni të dokumentit në fjalë.

Gjatë vizitës në Republikën autonome Srpska të Bosnjës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha të enjten se as ai nuk ishte i informuar, ndërsa homologu, Milorad Dodik, tha se Republika Srpska e ka të ardhmen brenda Serbisë.



6 Comments

  1. Eshte nje nga idete e shumta ne Ballkan qe implementimi duke i veshtire e problematik. Futja e gjithe Ballkanit Perendimor ne Evrope do zbuste problemet nacionale

  2. Është një ide e rezikshme sidomos për Sërbinë Bosnjën dhe Kroacinë.Ide që ka për inisiator Orbanin se ashtu ai don të forcojë Sërbinë dhe pretendon Vojvodinën.Vetëm futja në Europë i qetëson këto shtete.

    1. Nje cike kontradiktor mendimi yt . Pra Orbani do te forcoje Serbine qe ti marri Vojvodinen ?
      Ne ate planin qe shkruhet ne leter nuk thuhet qe nese Serbia merr pjesen serbe te Bosnjes , atehere dhe Hungaria merr pjesen hungareze te Serbise.
      Po dalin te gjithe GJEOPOLITOLOGE tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *