• |
ide | kryesore

Del sondazhi i fundit për zgjedhjet/ Kush fiton në 25 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kompania “Smith Research & Consulting” ka realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri rezultatet e të cilit u publikuan në Klan KosovaNë këtë sondazh ku është përdorur metodologjia e studimit sasior ku janë pyetur 1 mijë persona nga data 27 mars e deri më 9 prill.

Sipas këtij sondazhi, del se qytetarët janë shumë të interesuar që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ky sondazh nxjerr se Partia Demokratike e Shqipërisë në krye me Lulzim Bashën do të dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në pyetjen: “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për cilën parti do të votonit? 

44.7% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim në krye me Lulzim Bashën. 42.5% kanë zgjedhur Partinë Socialiste në krye me Edi Ramën dhe 11.3% janë përcaktuar për Monika Kryemadhin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Po ashtu në pyetjen se cili kandidat mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian, 57.2 për qind e të anketuarve kanë thënë se Lulzim Basha mund ta bëjë këtë; ndërsa 42.8 për qind prej tyre kanë përzgjedhur Edi Ramën.

Në pyetjen e gjashtë të këtij sondazhi: Kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme? 53.1 për qind kanë përzgjedhur Partinë Demokratike; ndërsa 44.2 për qind kanë shënjuar Partinë Socialiste.

Edhe në pyetjen e shtatë shumica e të anketuarve [50.4 për qind] besojnë se Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë për Shqipërinë. Ndërsa 44 për qind kanë shënjuar emrin e Edi Ramës.

Sa i përket vlerësimit të Edi Ramës si kryeministër i vendit, 41.8 për qind janë të kënaqur me punën e tij; ndërsa 58.1 për qind e kanë cilësuar si të dobët punën e tij.

Gjithashtu edhe në pyetjen e fundit të këtij sondazhi, shumica e të anketuarve mendojnë se Lulzim Basha do të mund t’ua ofronte qytetarëve një jetë më të mirë në Shqipëri. Derisa emrin e Edi Ramës e kanë shënjuar vetëm 41.4 për qind.

Pjesëmarrësit në këtë pyetësor janë intervistuar nëpër 12 qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku numrin më të madh e përbën Tirana me 38.1 për qind. Prej të anketuarve, 57.7 për qind vijnë nga zonat urbane, kurse 42.3 për qind prej zonave rurale. Po ashtu 49 për qind e pjesëmarrësve janë gra; ndërsa 51 për qind prej tyre janë burra.

Derisa duket se do të jetë një garë e ngushtë në mes të Edi Ramës që kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe Lulzim Bashës që synon ta drejtojë vendin pas tetë vjetësh në opozitë, rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve mbetet të konfirmohet tek pas zgjedhjeve të 25 prillit.



9 Comments

  1. Por unë nuk mendoj se rotacioni për hir të rotacionit është gjithmonë i shëndetshëm, veçanërisht nëse votuesit rrotullohen në një grup politikanësh si Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët ende nuk kanë larë ndyrësirat e korrupsionit nga fytyrat e tyre nga hera e fundit kur ata ishin në pushtet. Më duket komike dhe e egër që Berisha dhe Basha kanë ndërtuar dënimin e tyre për qeverinë ekzistuese mbi tre shtylla të korrupsionit, korrupsionit, korrupsionit, por pa dhënë ndonjë ide konstruktive për përparimin e Shqipërisë.

    Nuk e di në çfarë mase, nëse ka, qeveria Rama ka marrë pjesë në praktika korruptive pasi nuk kam prova konkrete që janë më shumë sesa mund të them për Sali Berishën. Ajo që di është se Berisha dhe unë kemi bashkëpunuar në largimin e qeverisë Nano nga pushteti dhe kam punuar me dëshirë me Berishën, sepse mendoja që Nano ishte i keq për vendin. Mos harroni, libri i lojërave të Berishës nuk ka ndryshuar. Atëherë unë kisha informacionin tim për Nanon, të cilin unë e di se është e vërtetë, por Berisha e rriti këtë informacion me të ashtuquajturën inteligjencë të tij.

    Afërmendsh, shumica e informacionit të Berishës bazohej në gënjeshtra të drejtpërdrejta dhe ai kurrë nuk ndoqi hetimet e ndonjërit prej atyre që akuzoi padrejtësisht për korrupsion,shpellkare byrektore cecene skiftere guerilas dilni festoni me makina neper bathore,kuksin e ri dhe prisni lulzime salih BBasha të behet kryekarikryeminister i juaj i dhe kerkoni pavarsi

  2. Bushat thuaj babait te dali te kerkoje falje per krimet makaber qr ka bere. Dje ishte ne mjegullen e doktrines komuniste , ok , por sot qe e gjithe bita e ka kuptu se aj sistem ishte gjakatar pse nuk kerkon falje. Gjiyhmone nqs dhe vetem 1% e atyre qe thuhen pet Mehdi Bushatin duhet te dali urgjent te kerkije falje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *