• |
ide | kryesore

Dhunoi dhe kërcënoi motrën, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Dibrës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë.

Në pranda ka rënë shtetasi K. Ll., ndërsa është arrestuar edhe 43-vjeçari D. S., i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Në Dibër kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi i shtetasit K. LL., 35 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë, duke shkelur detyrimet e përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes që kishte ajo.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. S., 43 vjeç, banues në Lurë, Dibër, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *