• |
ide | kryesore

Fushata virtuale e politikanëve shqiptarë/ Covid-19 dhe mobilizimi i votuesve janë fokusi i postimeve në rrjetet sociale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një studim i organizatës Mena Media Monitoring, me qendër në Francë, ka monitoruar mënyrën se si partitë politike të përfshira në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit paralelisht me takimet në terren po zhvillojnë fushata virtuale në rrjetet sociale. Studimi, që shtrihet në intervalin kohor mes 15 dhe 24 marsit, analizon ndikimin e përdorimit të platformave virtual të tilla si Facebook gjatë procesit zgjedhor.
Afro 1.408.000 shqiptarë janë përdorues të Facebook, që reflekton se pothuajse gjysma e popullsisë vendase është në zemër të debatit politik virtual. Gëzimi i një aksesi kaq të gjerë dhe në mungesë të filtrave apo barrierave nga rrjeti social për diskutimin e çështjeve të natyrave të ndryshme qoftë me natyrë politike ose jo, ka bërë që Facebook gjithnjë e më tepër të jetë rrjeti i preferuar i politikanëve për të mbërritur te çdo familje shqiptare.


Angazhimi i qytetarëve në rrjetin social Facebook
Monitorimi mbi impaktin e rrjetit social, në mbështetje të fushatave elektorale, është fokusuar te tri partitë kryesore në vend: Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Gjatë periudhës së hulumtimit, 3 partitë e zgjedhura politike kanë ndarë 229 postime në rrjetin Facebook, pra mesatarisht 22,9 publikime në ditë.
Përkatësisht nga 15 deri në 24 mars postimet në rrjetin social Facebook janë:
Partia Demokratike 109 postime
Partia Socialiste e Shqipërise 60 postime
Lëvizja Socialiste për Integrim 60 postime


Bazuar në angazhimet në rrjet vihet re se postimet e Partisë Demokratike gjenerojnë një interes më të madh. Kështu, publikimet e kësaj partie u shpërndanë 2456 herë, morën 6466 komente dhe 32827 reagime. Pas PD, angazhimet më të mëdha janë në faqen e Partisë Socialiste, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim renditet e treta.

Tab.1

Tabelat e mëposhtme tregojnë angazhimet(2) dhe reagimet e qytetarëve(3) ndaj postimeve të partive politike.

Tab.2

Tab.3

Ajo që është e habitshme në tabelën e angazhimeve të qytetarëve në postim është se 68052 përdorues reaguan me «Haha» ndaj botimeve të PS-së, megjithëse ato nuk ishin vërtet qesharake ose të paktën nuk synonin të ishin. Në fakt, shumica e «Haha» janë përdorur do të shprehnin reagime negative ndaj botimeve.

 

Temat e postimeve në Facebook
Çështjet më të trajtuara në postimet e partive politike prekin: aktivitetet e fushatës, ekonominë e vendit, skandalet politike të qeverisë, pandemia Covid-19 dhe vaksinimi.
Kështu, në publikimet e saj qeveria u përqëndrua në tema si: Vaksinimi kundër Covid-19, zhvillimi ekonomik, programi i rindërtimit pas tërmetit dhe diskreditimi i opozitës. Nga ana tjetër, dy partitë e opozitës u fokusuan më shumë në aktivitetet e fushatës dhe prezantimin e kandidatëve, në botimin e skandaleve të qeverisë në lidhje me korrupsionin apo presionin mbi administratën publike.
Në qendër të fushatës virtuale ka qenë Covid-19. Partia Socialiste postoi 9 herë në rrjetin social Facebook në lidhje me këtë problematikë, duke propaganduar vaksinimin si një histori suksesi në qeverinë Rama. Ndërkohë, opozita kishte vetëm 1 postim për koronavirusin që lidhej me ndikimin negativ që keqmenaxhimi i situatës solli në ekonominë e brishtë shqiptare.

 

Përktheu: LAPSI.AL©

 

 

1 Comment

  1. Matematika e shifrave zgjedhore është e thjeshtë dhe kokëfortë. Partia Demokratike ka marrë në zgjedhjet e fundit në 2017, 43 mandate parlamentare. LSI ka marrë 19 të tilla. Sado të rritet në shifra partia e Bashës, pakkush mund të jetë kaq i guximshëm sot në biznesin e zgjedhjeve, që të pretendojë se Luli do ta shtojë me 28 mandate, portofolin parlamentare të partisë së tij. Kush njeh hartën elektorale të Shqipërisë e di se kjo mund të arrihet vetëm nëse vendi ynë do të bashkohej me Kosovën a Maqedoninë e Veriut!Sa perqind e tyre jane adrese fallco kete nuk na e thote ky investigim,po mbas dt 24 mars cfare ndodhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu