• |
ide | kryesore

Gattuso, lamtumirë nga Napoli pa dorëheqje: pikërisht ajo që nuk donte De Laurentiis

-Instant, Sport



Sprinti i fundit i kampionatit për t’i dhënë Napolit një tjetër prezencë në Champions League dhe më pas gjithçka do të ndryshojë përsëri. Sidomos në pankinë. Rino Gattuso është në pritje se cfarë do të thonë rezultatet në 7 ndeshjet e fundit, por një gjë tani është e sigurt: do të ketë një divorc mes tekniku kalabrez dhe Napolit, por pa dorëheqjen që kompania do të dëshironte. Mes De Laurentiis dhe Ringhios nuk është më raporti idilik fillestar. Gjithçka u ndërlikua duke rritur distancat, këndvështrimet dhe projektet. Gattuso, një njeri konkret, gjithmonë e ka përplasur realitetin në fytyrën e presidentit. Shmangjet e rinovimit, si dhe një mijë vonesat, bëri pjesën tjetër.

Ngjitja e gjatë drejt turneut më prestigjioz në Evropë për klube nuk do të jetë e lehtë. Të kaltrit, i pret të dielën në mbrëmje super ndeshja kundër kryesuesve të Inter. Një tur force që do ta çojë pastaj në raundin e mesjavës kundër Lazio të enjten, një lloj play-off, duke pasur parasysh renditjen aktuale: Napoli 59 dhe Lazio 55. Pastaj ndeshjet e tjera do të jenë, në letër, të përballueshme: Torino, Cagliari, Spezia, Udinese dhe së fundmi Fiorentina. Aty, në Firence, ku mund të jetë e ardhmja e teknikut.

Fillim i ri për të, për të panumërtën herë, fillim i ri edhe për napoletanët. Ivan Juric mund të ulet në pankinë, por ende nuk ka siguri. Edhe sepse me Maurizio Sarrin distanca në projekt është e madhe dhe Max Allegri do të kushtonte shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *