• |
ide | kryesore

“I ka ‘vdek’ nana, do votoj për 9-ën”, Basha: Brenda 2 viteve mbyllim përfundimisht procesin e legalizimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në njësinë nr.11 në Tiranë, ndërsa ka bashkëbiseduar me qytetarë dhe biznese të ndryshme. Basha ftoi qytetarët që të votojnë masivisht në 25 prill numrin 9. Basha premtoi se brenda 2 viteve sapo të vijë në pushtet qeveria e tij do të mbyllë procesin e legalizimeve.

“Nëse unë nuk mbaj këto premtime, unë nuk vijë më pas 4 vitesh këtu që të kërkoj votën. Ne këto kemi në dorë, ne i kemi bërë detyrat. Ju keni detyrën që të votoni.”, tha Basha.

Basha ndalet nga një i ri që e pyet për legalizimin

Basha: Ju përsëris ndjesën që se përmbyllëm ne procesin e legalizimit. Brenda dy viteve do mbyllim këtë proces. Do të marrim përsipër zgjidhjen e situatës. Dy vitet e ardhshme do të jenë përmbyllja e këtij procesi. Si ti ka dhe 200 e ca 300 mijë banesa të palegalizuara. Mos harroni që ai tjetri i nxori te bulevardi i ri familjet në 3 të mëngjesit me gaz lotsjellës, brenda kishte dhe fëmijë 3 e 5 vjeç. Këtë mos e harroni.

Një e moshuar i afrohet Bashës: Po presim sikur do na bjerë diçka nga qielli

Basha: Asgjë nuk bie nga qielli. Duhet të zgjidhni ju. Votoni për ndryshimin.
E moshuara: I ka ‘vdek’ nana, do votoj për 9.



4 Comments

  1. Po Ish-pronaret o Lul? Edhe ata interes legjitim kane perderisa ja njohet vete te drejten e kthimit dhe kompesimit. As ato nuk jane pak. Mos u fshih pas GJEDNJ se ajo nuk te pengon te vendosesh drejtesine qe vete e keni premtuar. Ti perfiton sepse behet fjale per nje kategori njerezish qe nuk e kushtezojne voten me interesin e ngushte personal dhe mire bejne por kjo nuk te jep te drejte te tallesh bythen.

  2. Ai, me nuhatjen, që Bashës i mungon, e ka të qartë, që PD-ja i ka të humbura zgjedhjet. Berisha ka zgjedhur të mos i bashkangjitet Bashës në humbje. Ka vendosur të mos marrë mbi vete asnjë lloj përgjegjësie për disfatën e radhës. Ka vendosur tja lërë humbjen në derë Bashës dhe qytetarit dixhital. Në këtë pozicion komod, Berisha e ka më të lehtë ta largojë Bashën në 26 prill.

    Të kuptohemi, në asnjë kohë, në asnjë moment, nuk do ta kishte të vështirë. Të gjithë e dinë, që kjo është beteja e fundit e Bashës në politikë. Askush nuk e beson për asnjë sekondë, se nëse do ti shkrepej Berishës të dilte në miting, nëse do ta ndjente entuziazmin e elektoratit, këshilltarët e Bashës do mund ta ndalonin. Madje, Basha do donte shumë ta kishte sot në krah Berishën. Për mirë a keq, entuziazmi, nuk do ishte aq imagjinar sa është sot. Por, Berisha po përgatit PD-në post-Basha.Po pse mos lulush nuk i thua shpellkareve,cfare bere ti per tete vjet ne pushtet,vetem asgje

  3. Po si nuk hoqet dore nga keto kinezerira mer jahu.

    Basha duke gatu me xhinsa e kepuce llustrafin
    Basha duke i lexu perrala goces 10vjec me tablet e iphone
    Basha duke i dhone makines pa rryp sigurimi e pa patente.
    Basha hyp ne makine qe ndodhet “rastesisht” dhe mba fjalim si Lenini
    Basha qe ngushellon ate socialistin me tesere PS dhe gershere ne xhep
    Basha tu ble domate per teta Veren militante….

    Kllufi sales eshte komplet fallco

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *