• |
ide | kryesore

Kurti: Greqia duhet t’i bashkohet vendeve që e njohin Kosovën

-Instant, Lajme, Të fundit



Teksa priti në një takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që Greqia t’i shtohet bllokut të vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër  Aliferi e uroi Kurtin, për fitoren në zgjedhje dhe për stabilitetin që kjo fitore ka sjellë në vend.

Ajo i solli kryeministrit Kurti letër falënderimin e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për urimin që i ka bërë atij me rastin e 200- vjetorit të revolucionit grek.

“Ai i vlerësoi lart marrëdhëniet me Greqinë dhe angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti me anëtarësimin në BERZH”, thuhet në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit.

Më tej thuhet se “kryeministri Kurti kërkoi që të zgjerohet dhe të thellohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral dhe që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën”.

“Znj. Aliferi e informoi kryeministrin Kurti për ftesën që Greqia i ka bërë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për të vizituar Greqinë. Duke folur për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, ajo potencoi faktin se javën që vjen virtualisht do të mbahet forumi i tretë ekonomik mes Greqisë dhe Kosovës”.



2 Comments

  1. Matematika e shifrave zgjedhore është e thjeshtë dhe kokëfortë. Partia Demokratike ka marrë në zgjedhjet e fundit në 2017, 43 mandate parlamentare. LSI ka marrë 19 të tilla. Sado të rritet në shifra partia e Bashës, pakkush mund të jetë kaq i guximshëm sot në biznesin e zgjedhjeve, që të pretendojë se Luli do ta shtojë me 28 mandate, portofolin parlamentare të partisë së tij. Kush njeh hartën elektorale të Shqipërisë e di se kjo mund të arrihet vetëm nëse vendi ynë do të bashkohej me Kosovën a Maqedoninë e Veriut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *