• |
ide | kryesore

“Majmun i q**ë”: UEFA bën shembull mbrojtësin Kudela për racizmin kundër Kamara

-Instant, Sport



Dora e rëndë e Uefa-s kundër Ondrej Kudela, i cili u skualifikua për 10 ndeshje për një frazë raciste gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës midis Rangers Glasgoë dhe Slavia Prague, luajtur në 18 mars. Mbrojtësi 34-vjeçar çek është bërë shembull për fyerjen e bërë ndaj finlandezit Glen Kamara, të cilin ai e quajti “një majmun i q**ë”. Kudela gjithmonë e ka mbrojtur veten, duke pretenduar se i ka thënë kundërshtarit “djalosh i q**ë”.

Uefa i ka dhënë gjithashtu tre ndeshje pezullim edhe Kamara për “sulm ndaj një lojtari tjetër”. Slavia kishte denoncuar se Kudela ishte “goditur në mënyrë burracake në fytyrë nga Kamara” në tunel pas bilbilit të trefishtë të arbitrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *