• |
ide | kryesore

Manastirliu: Të shtunën mbërrijnë 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë fundjavë do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit edhe i operatorëve turistikë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama teksa vizitoi një qendër vaksinimi në Kamëz.

“Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë”, shkruan Rama.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se “të shtunën vijnë edhe 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga instrumenti Covax”.

Në qendrën e vaksinimit në Kamëz një i moshuar iu drejtua Ramës me fjalët “kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë”, ndërkohë kryeministri ia ktheu: “Më i gjati jam e di”.



5 Comments

  1. Tani vaksina do kete per vende si ne (parcela eksperimentale) pasi gjithe ato te skaduara ose qe s’pranohen nga popujt e pasur i mbledh lipsari yne qe per fatin tone te keq eshte Km. Mundesh moj bibe te shphegosh daten mbi vaksinat pasi ato s’jane prodhuar para pese ditesh.

  2. Po mirë.A e dini që në Europë janë bllokuar??Apo ska problem.Ku është problemi këtu?Kështu i përgjigjeni njerëzve.Ska problem se bijtë e partisë janë gati si gjithmonë ,të hanë dhe bar(vaksinë të bllokuar o të skaduar)!!!!

    1. Pse ndillni vetem vdekje o shqupsa, qe keni humbur cdo ndjenje humane ? Me kete urrejtje qe keni ndaj jetes dhe te ardhmes, pa dyshim do jeni ne opozite permanente. Vetem nje vend ne europe e ka bllokuar AstraZeneca, o shpifes ordiner. Europa ka mbi 50 shtete!!

  3. Sa mire qe ne kete vend ka vullnetare dhe dashnore vaksinash. Sepse i meritojn nga dy astra.Duhet te sillni me shume qe ti arrijn te pakten 3 breza vullnetaresh qe tu shtohet edhe me shum buzeqeshja…Qe shqipot te buzeqeshin brez pas brezi. Sa bukur sa bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *