• |
ide | kryesore

Merkel vaksinohet me AstraZenecan ditën e premte

-Instant, Lajme, Planet



Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar se do të vaksinohet me dozat e prodhuara nga AstraZeneca për koronavirusin. Kancelarja do të vaksinohet të premten, ndërsa në Gjermani, AstraZeneca rekomandohet për persona që janë mbi 60 vjeç.

Ndërkohë, kreu i agjencisë së kontrollit të sëmundjeve në Gjermani ka bërë thirrje për masa “drastike” për të frenuar valën e tretë të virusit që është duke goditur rëndë pavijonet e kujdesit intensiv në disa zona.

Lothar Wieler, drejtor i Institutit Robert Koch (RKI) tha se gjermanët duhet të  “zvogëlojnë në mënyrë drastike kontaktin” me njëri-tjetrin me qëllim që të shuhet vala e tretë që ka përfshirë vendin.

Mutacioni më infektiv B117 i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, “siç dhe u parashikua”, tha Wieler, tani po përbën 90 për qind të të infektuarve dhe pritej që numri i pacientëve që duhet trajtuar në Kujdesin Intensiv (ICU) do të jetë më i lartë në valën e dytë, që arriti kulmin në janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *