• |
ide | kryesore

Rama: Dhurata më e keqe që Enveri i ka lënë Shkodrës, e cila s’e deshi kurrë, është Partia Demokratike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në qytetin e Shkodrës, tregoi se ky qytet, po mbahet peng ende nga hija e diktatorit Enver Hoxha. Ai tha se dhurata më e keqe që ish-diktatori ka lënë për Shkodrën e cila se deshte kurrë është Partia Demokratike.

Rama ndër të tjera, bëri thirrje për t’i dhënë mundësi, e të tregojë se çfarë Partia Socialiste do të bëjë për Shkodrën.

“Më dhënë këtë bluzë me parashikimin tim të rezultatin, por mu kujtua një shoku im, king Shkodre, në kohën kur luaja basketboll. Një shokun tim që ishte shumë më i bukur, i shpejtë, që ishte shumë më i talentuar se unë Sokol kala. Dua ta përshëndes sepse ai jeton në Itali dhe dua ta përshëndes me këtë rast edhe disa të tjerë që ishin djemtë më të bukur të Shkodrës, Krab Llazani, Mikel Gjoni,Avenir Kalaja nuk ishte dhe aq i bukur, po të dilte përpara, por ishte një mal që të dilte përpara dhe të fuste frikë. Edhe Astrit Zaganjori, por s’ishte dhe aq i bukur.

Ishim një skuadër e jashtëzakonshme, skuadër talentesh që ngrinte në peshë të gjithë Shkodrën. Më kingat dhe më të mirat prej tyre jetonin me hijen e biografisë dhe nuk dilnin jashtë shtetit. Kur Partizani që ishte kampion luante kupën e Kampioneve ata luanin për partizanin por jashtë nuk luanin dot. Ata e kanë kthyer Shkodrën në viktimën e hakmarrjes së tyre, pikërisht ta, diktatori dhe diktatorët e vegjël rrotull ty, që i kanë kthyer shkodranët njësoj si veten në urrejtës, sharës, përçarës dhe në emrin e demokracisë dhe PD bëjnë atë që Enver Hoxha do të donte të linte mbrapa si mallkim Shkodrës, e cila asnjëherë nuk e deshti diktaturën. Si kjo ditë që unë shoh, të jeni të sigurt, që PD e Shkodrës nuk është asgjë tjetër, fiks siç Enver Hoxha dot ë donte të ishte Partia Demokratike. Siç ai do të donte që ne emër të demokracisë e gjithë Shkodra të mbahet peng siç është mbajtur peng deri më sot. Duke u bërë vendi më i prapambetur i Shqipërisë. Kur në fakt Zoti ia ka dhënë të gjitha, por Shkodrën e mban peng Enver Hoxha me frymën e hijen e tij, përmes atyre që i thonë vetes Partia Demokratike e Shkodrës. Vetëm hija e Enver Hoxhës në tru, e shpallte tradhtare Jozefina Topallin. Ajo nuk është shoqja ime, por Jozefina Topalli tradhtare? Si Liri Belishova dikur? keni 30 vite që jetoi komunizmin po ça komunizmi luftoni ju. Unë komunisti dhe Saliu demokrati, a jeni me trutë e tokës. Partia Socialiste komuniste? Kush është komunist? Edona, Beneti, Ilr Bejqja po, ai po është komunist, se ka lënë Voltanën në izolim. Ndaj nuk pastron dot as plehrat në Shkodër se e mban të ngujuar komunisti Ilir Beqja.

Si ka mundësi që në këtë vend që nxori Migjenin, Luigj Gurakuqin, dinastinë e Marubëve, mbiu e mbrapshtë bashkë me lirinë fara e poshtër, e totilitarizmit komunist, në trurin e tyre që morën flamurin e PD dhe e kthyen në atë të përçarjes. Këta që duan Shkodrën shumë, i kishin marrë të gjithë thesaret e Marubëve dhe i kishin lënë si thasë me tallash në errësirë, e lagështirë, kush e shpëtoi atë thesar? Kush e bëri Muzeun Kombtar Marubi në Shkodër? Pse s’e bënë ata? Sepse për ta Shkodra nuk është histori, kulturë, por vend që e mbajnë peng. Para se të vinin këtu ishin ja dy qerosë dhe ishin shumë kile më shumë se mua dhe më thanë Rama ik se nuk i duam komunistet. Unë s’pata mundësi t’i them që të bënin fizkulturë, sepse i mbyti kolestoroli. Kjo është Shkodra që doni ju? Po flas për ata që luftojnë komunizmin akoma.

Po flas me ata që i shtrojnë rrugët e sheqerit Lulit kur vjen me krushqit. Rama ik se ne nuk po të mundim dot dhe po s’të mundëm do të qëndrojmë në plehra. Për mua është shumë e qartë, unë nuk mendoj që PS ka bërë më të mirën në Shkodër, përkundrazi mendoj që PS s’ka dhënë këtu prova të mjaftueshme për të bindur shumëkënd që ndihet qytetar i Shkodrës dhe nuk është pjesë e atyre me qafën e trashë. Por, e kam parasysh shumë mirë që qytetarët dhe njerëzit e zakonshëm që thonë s’jam me asnjë parti. E shohin ekranin e politikës kështu, unë i mirëkuptoj kur shkojnë në hipotekë dhe u nxihet jeta. Nuk mund të rri pa i kuptuar se pas votës lindin drejtorë.

Kam ardhur me njerëz të cilët janë prova sipas meje e sigurt qoftë e faktit që jam shumë i vetëdijshëm dhe s’i kemi dhënë Shkodrës ofertë bindëse dhe qoftë për faktin që se dua PS një parti që jeton për vete, por një hapësirë për të gjithë ata që duan të na bashkohen. Deri kur mund të takoj dhe të bind që duhet të përfshihet se përse ishte e pakënaqur, e lodhur. Kisha bërë më parë disa përpjekje, kisha takuar më parë disa të tjerë, vajza, gra, djem që e duan Shkodrën. Beneti është demokrat, po pse jam këtu me të, sepse kemi punuar dhe kemi bërë shumë gjëra, e rëndësishme është që Shkodra nëse do të ndryshojë dhe t’i japë vetes një shans dhe përsërit 30 vite atë gjë dhe pret të kesh rezultat tjetër, vetëm të jesh jashtë mendjes. Kam besim që me Edonën dhe Benetin ky komunitet do të ketë dy njerëz të vetët. Ia vlejmë a jo për Shkodrën, na jepni një mundësi ta tregojmë”, u shpreh Rama.



14 Comments

    1. Dhurata me e keqe qe Enver Erdogan Hoxha i ka lene Shkodres dhe dhe Shqiperise jane Vllehet me Kristaqin Nanon dhe ty ne krye , BASTARD I LINDUR , MASHTRUES , Po e çon vendin drejt Turqise islamike , MASKARA !!

      1. Shko qiu cecen shkerdhat.
        E keni gjet ju. Grek, vlleh, antishqiptar, serb, sigurims…..
        Mbasnej e hani ate qe keni dhi si pa gjo te keq.

        Fryji, fryji atij zjarri se ne pidh te somes do shkosh.

  1. Dhurata më e keqe e Dullës Pk pastaj Pp e cila u zbukuru në Ps.Kjo është dhurata për Shqipërinë.Me bastardë si ti dhe shpura jote.Dhurata më e bukur është Pd e cila pavarësisht që ka pësuar goditje nga krimi në 97 dhe ikja në masë e shumë demokratëve në emigrazion por dhe të një populli që sdi të bëjë zgjidhje i ka dhënë mjaft Shqipërisë sidomos nga 2005 deri në 2013. Por shpresa është në 25 prill ku do jetë ndryshimi i madh.

  2. Ai, me nuhatjen, që Bashës i mungon, e ka të qartë, që PD-ja i ka të humbura zgjedhjet. Berisha ka zgjedhur të mos i bashkangjitet Bashës në humbje. Ka vendosur të mos marrë mbi vete asnjë lloj përgjegjësie për disfatën e radhës. Ka vendosur tja lërë humbjen në derë Bashës dhe qytetarit dixhital. Në këtë pozicion komod, Berisha e ka më të lehtë ta largojë Bashën në 26 prill.

    Të kuptohemi, në asnjë kohë, në asnjë moment, nuk do ta kishte të vështirë. Të gjithë e dinë, që kjo është beteja e fundit e Bashës në politikë. Askush nuk e beson për asnjë sekondë, se nëse do ti shkrepej Berishës të dilte në miting, nëse do ta ndjente entuziazmin e elektoratit, këshilltarët e Bashës do mund ta ndalonin. Madje, Basha do donte shumë ta kishte sot në krah Berishën. Për mirë a keq, entuziazmi, nuk do ishte aq imagjinar sa është sot. Por, Berisha po përgatit PD-në post-Basha.Byrektore të pd të perdhunuar ke trute nga salihu

  3. Kete per SHKODREN Dulla ja kish treguar PARBA PILOS ky
    Kristaqit e ky i fundit Matildes kjo Gregut e ky te jatit.

  4. Shkodra eshte barometer i politikes.Nuk shitet dhe blihet.Ato qe kane dashur ta nenshtrojne sja kane arritur.8 vjet dhe i ka largu edhe ato socialista qe e kane votuar ps.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *