• |
ide | kryesore

Rama në delir: Duan apo nuk duan, ne do ta bëjmë këtë vend dhe kësaj punë i ka vdekur nëna

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Lezha se politikanët duhet t’i provojnë qytetarëve se politika është për ta. Rama u shpreh i vendosur se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe se do të vijojë të qeverisë, ndërsa shtoi:“Duan apo nuk duan ne do ta bëjmë këtë vend dhe kësaj punë i ka vdekur nëna”, tha ai.


Ai theksoi edhe njëherë se është i gatshëm që të bashkëpunojë me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, me kushtin e vetëm që ky i fundit të shkëputet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili sipas Ramës e kontrollon atë.


“Unë dje kam thënë që jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën. Sepse PS do ti fitojë zgjedhjet dhe ne do të vazhdojmë të qeverisim. Nëse është e mundur që të bashkëpunojmë pse jo, por ka një kusht që Luli duhet të ndahet nga Saliu dhe Luli vrapon të thotë jo, sepse nëse të thotë po ja hoqën bateritë.

E ripërsëris që është me rëndësi të shkojmë përtej partive, politikanëve dhe t’i japin njerëzve provën që politika është për ta. Por duan apo nuk duan ne do ta bëjmë këtë vend dhe kësaj punë i ka vdekur nëna”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Edi Rama.

9 Comments

  1. Matematika e shifrave zgjedhore është e thjeshtë dhe kokëfortë. Partia Demokratike ka marrë në zgjedhjet e fundit në 2017, 43 mandate parlamentare. LSI ka marrë 19 të tilla. Sado të rritet në shifra partia e Bashës, pakkush mund të jetë kaq i guximshëm sot në biznesin e zgjedhjeve, që të pretendojë se Luli do ta shtojë me 28 mandate, portofolin parlamentare të partisë së tij. Kush njeh hartën elektorale të Shqipërisë e di se kjo mund të arrihet vetëm nëse vendi ynë do të bashkohej me Kosovën a Maqedoninë e Veriut!

  2. Po mire or burr i dheut, nuk solle nje investim te huaj ne shqiperi ??
    Vetem sa fuqizove dhe sterfuqizove disa persona . Nuk mund te zhvillohet ekonomia po nuk pati konkurence.
    Cdo gje ne cdo sektor e kontrollojne keta njerez me disa ministra superhajdute

  3. hahahah sidomos kur e thua ti njehere ta mbush menjen. Do e besh ti kete vend posiiiiiii, vetem se cuditerisht ne mbreterimin tend “qe nuk lodhesh se beri kete vend” , ky vend po c’popullohet.

    Ik mer diktator te qifshin qent e Somalise te qifshin. Se na solle dhe njehre sistemin e fuksave/patronazhisteve:)

  4. Nuk dum.
    Ne dum Gijin Gjonin, Sali Birishen, Fatmir Mediun, Ilir Meten.
    Vetem keto mund ta bejne reformen ne drejtesi dhe te sjellin demokracine e vertete.

  5. Nuk dum. Ti je diktator.
    Ne nuk dum me pagu drita edhe uje.
    Ne dum te xajme toka dhe te shurojme atje ku na vje.
    Ca te keqe ka Kandahari?

  6. Po të jenë çmend shqiptarët po.Do ta bësh ti që nuk bëre gjë për 8 vjet.Do ta bësh ti me kriminelat.Do ta bësh ti Enveri.Ashtu tha ai do ta bëjmë Shqipërinë fanar ndriçues.Dhe pamë si e bëri.Shqipërinë e bëjnë vetëm shqiptarët patriot e jo hajdutët ,kriminelat e antishqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu