• |
ide | kryesore

Raporti i Opensignal për performancën celulare në Shqipëri, ONE fiton 3 çmime

-Instant, Arkiva, Lajme

Kompania One rezulton me performancë të lartë në shpejtësinë e shkarkimit dhe në eksperiencën me lojërat, thuhet në një raport që publikoi Opensignal, kompani që operon në më shumë se 100 vende të botës, prej nëse 10 vjetësh.


Në këtë raport të parë mbi përvojën e rrjetit celular në Shqipëri që të plotë e gjeni këtu, analizohen matjet e regjistruara në 90 ditët midis 1 janarit dhe 31 marsit 2021 në të gjithë brezat e teknologjisë mobile.


Raporti nxjerr në pah se praktikisht, konkurrenca është mes One dhe Vodafone, pasi ALBtelecom duket të jetë larg së qenit konkurrente.

“Në raportin e parë të përvojës së rrjetit celular të Opensignal për Shqipërinë, ne gjejmë një konkurrencë të ashpër midis One dhe Vodafone në të gjitha kategoritë tona të vlerësimit. Vodafone fiton dy çmime të drejtpërdrejta, One fiton tre, dhe të dy këto operatorë ndajnë dy çmimet e mbetur”, thuhet në njoftimin publik të Opensignal.

Sipas raportit, ALBtelecom është dukshëm pas dy liderëve të tregut me rezultate shumë më të ulëta për Disponueshmërinë 4G – kohën që përdoruesit kalojnë të lidhur me 4G – dhe për Përvojën e Mbulimit 4G, si dhe për Shpejtësinë e Shkarkimit dhe Përvojën e Shpejtësisë së Ngarkimit.

Në shpejtësinë e shkarkimit, rezultatet e One dhe Vodafone janë statistikisht të lidhura me rezultatet e Shpejtësisë së Shkarkimit përkatësisht prej 33.3 Mbps dhe 32.2 Mbps. Ky rezultat, i ndryshëm kur krahasohet me Video Experience demonstron se shpejtësia e lartë e shkarkimit nuk do të thotë automatikisht që përdoruesit do të shijojnë një përvojë të shkëlqyer të transmetimit të videos në celular. Përdoruesit që lidhen me ALBtelecom panë një shpejtësi mesatare afërsisht 20 Mbps më të ngadaltë se shpejtësia që përdoruesit përjetuan kur përdorin One dhe Vodafone.

Për lojërat me celularë me shumë lojtarë, përdoruesit e One regjistruan një rezultat prej 73.4, Vodafone 70 për qind. Kurse ALBtelecom shumë më poshtë me një rezultat prej vetëm 47.9 për qind. Përvoja e Lojërave pasqyron përvojën e lojërave në internet të kategorive të njohura të lojërave të tilla si Battle Royale (p.sh. Fortnite ose PUBG) ose MOBA (p.sh. Arena of Valor). Të dy, Vodafone dhe One janë vendosur në kategorinë Fair, që do të thotë se shumica e përdoruesve ndiheshin të aftë të kontrollonin lojën pa shumë kontroll automatik për të kompensuar problemet e rrjetit, por shumica e lojtarëve vunë re një vonesë midis veprimeve të tyre dhe rezultateve të lojës.

Për Upload Speed Experience, One rezulton me një shpejtësi prej 10.9 Mbps.

Shpejtësia e ngarkimit është e rëndësishme për përdoruesit e biznesit që ndajnë dokumente zyre ose lidhen me rrjete private virtuale dhe për përdoruesit e mediave sociale që dëshirojnë të ngarkojnë foto dhe video në Instagram, Tik Tok ose Twitter.

Koha që përdoruesit në Shqipëri kalojnë të lidhur me 4G, pra disponueshmëria 4G – është e lidhur statistikisht midis One (87.6%) dhe Vodafone (87.4%) dhe kështu që të dy operatorët së bashku fitojnë çmimin e Disponueshmërisë 4G.

Kur merret parasysh se si përdoruesit përjetojnë shtrirjen gjeografike të rrjeteve 4G, Vodafone është përpara në 4G Coverage Experience me rezultat prej 7.8 në një shkallë prej 10 pikësh ku One rezulton 7.4.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu