• |
ide | kryesore

“Serie A e komplikuar, por kemi uri për rezultate”: Lukaku tregon sekretin e tij për Interin fitues

-Instant, Sport

Romelu Lukaku i beson shumë Interit dhe mbetet i përqendruar te objektivi titull: “Kanë mbetur akoma shumë ndeshje dhe ne jemi të uritur për të arritur rezultatin, vitin e kaluar patëm ulje dhe ngritje por punuam shumë dhe të gjithë bëmë një hap tjetër në këtë sezon. Unë në veçanti ndihem mirë”. Sulmuesi belg përshkruan Serie A, ashtu sin ë fakt dihej, edhe pse impakti në një kampionat shumë të vështirë si ai italian i sulmuesit të fuqishëm ka qenë impresionues: “Një kampionat i komplikuar, je gjithmonë në provë: çdo ndeshje është një provë e ndryshme. Mbrojtësit dhe Handanovic po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe ne sulmuesit e dimë se, duke mos lejuar asgjë prapa, herët a vonë goli do të vijë”.


Për punën taktike të kërkuar nga Conte nga sulmuesit e tij: “Ai gjithmonë thotë se sulmuesi është mbrojtësi i pare e për këtë arsye unë, Lautaro, Sanchez dhe Pinamonti gjithmonë përpiqemi të bllokojmë aksionin e kundërshtarëve që në lindje. Ne jemi katër sulmues që sakrifikojmë, dhe i gjithë ekipi përfiton nga kjo gjë”.


Lukaku ka folur për 433 edhe në lidhje me logon e re: “Është pjesë e procesit të modernizimit të klubit, vitet e fundit të gjithë mezi kanë pritur të shohin Interin përsëri në krye dhe unë nuk po rezistoj dot për të treguar fanellën e sezonit të ardhshëm.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu