• |
ide | kryesore

Shkodër/ Operatorët trajnohen për votimin elektronik

-Instant, Lajme, Të fundit



Pajisja elektronike e identifikimit (PEI) nuk lejon votimin dy herë.

Më 24 prill këto pajisje do të shkojnë në çdo qendër votimi në Shkodër për tu bërë gati për ditën e votimit.

Në fillim votuesi dorëzon kartën e identitetit, ku edhe verifikohet identiteti i tij e më pas ai shkon për të votuar.

 “Nuk ka mundësi që një votues të votojë dy herë me këtë pajisje PAI sepse jep menjëherë sinjalin që ka votuar”, shprehet Dama. Në Shkodër ka nisur edhe trajnimi i operatorëve për zgjedhje. Griselda Dama sqaroi se operatorët do të vihen vetëm në rast se do kalojnë fazat e trajnimeve dhe testimet.

“Po zhvillohen trajnime. Pajisja vjen e karikuar dhe nuk ka mundësi të fikët. Duhet të jetë në kontakt me energjinë. Pajisjet PEI do të dorëzohen në KQZ”.

Në qarkun e Shkodrës janë 5500 pajisjeve që janë venë në funksion nga ana e KQZ.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *